Ahmetaj: Bizneseve do u falen
vetëm detyrimet e vjetra,jo të rejat 

Ahmetaj: Bizneseve do u falen<br />vetëm detyrimet e vjetra,jo të rejat 
Në bashkëpunim me FMN, Qeveria është në fazat e fundit të studimit të amnistisë që fal detyrimet e vjetra të biznesit.

Në një takim me gazetarët, Ministri i Financave bëri me dije se do të falen detyrimet e akumuluara 4-5 vite më parë, ndërkohë që do ashpërsohen masat për mbledhjen e detyrimeve të reja.

Në takim Ahmetaj hodhi poshtë si “thashetheme fiskale” zërat sipas të cilave Qeveria po parashikon vendosjen e një takse të re për ndërtesat.

Ne jemi në një konsultë të thellë me FMN për  ligjin e faljeve të gjobave që nuk mund të mblidhen të vjetrat, jo të vjetra, nuk falen të rejat. Këto detyrime nuk falen dhe instrumenti i mbledhjes do të jetë 3-4 fish më rigoroz seç ka qenë. Nuk ka asnjë gjë në planifikimin afatshkurtër e afatmesëm. Kështu që më ndihmoni edhe mua me tregun e thashethemeve fiskale” tha ai.

Ndërsa foli për çështjen e kompanisë së përpunimit të naftës “ARMO”, ai tha se nuk bëhet fjalë për shitje të saj, por për marrëveshje me një kompani private e cila ka marrë përsipër të rikthejë në punë duke zgjidhur ccështjen e borxheve të saj. 

ARMO nuk është shitur, është një transaksion privat mes bankave dhe një grupi për një aset në dijeninë time që është rafineria e Ballshit. E theksoj se është një transaksion privat dhe nuk mendoj se Ministria e Financave pyetet për transaksione private specifike, megjithëse ai ishte transaksion i rëndësishëm” tha Ahmetaj.

Ahmetaj komentoi treguesit ekonomikë duke theksuar se rritja për tremujorin e parë ka qenë 2.96%, më e larta në 5 vitet e fundit.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës