Ahmetaj-bizneseve: Sugjerime
për thjeshtimin e procedurave

Ahmetaj-bizneseve: Sugjerime<br />për thjeshtimin e procedurave
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, në kuadër të aksionit kundër informalitetit, i është drejtuar sot me një letër Dhomave të Tregtisë dhe përfaqësuesve të komunitetit të biznesit në vend, ku i fton të japin sugjerimet e tyre për thjeshtimin e procedurave tatimore dhe doganore.

Ministri Ahmetaj, në letrën e tij, shprehet se Ministria e Financave ka prezantuar fazën e dytë të aksionit kundër informalitetit në ekonomi. “Sikurse jemi njohur tashmë edhe publikisht, qasja jonë kundër informalitetit bazohet në katër shtylla kryesore që përfshijnë strategjinë afategjatë, planin operacional, thjeshtimin e procedurave dhe fushatën e edukimit dhe informimit të sipërmarrjes” , shprehet Ahmetaj.

Ministri Ahmetaj në vijim të letres drejtuar Dhomave të Tregtisë dhe përfaqësuesve të biznesit shprehet se “përmes kësaj letre dësheroj  të ripërsëris angazhimin për t’i dhënë përgjigje një prej shqetësimeve të sipërmarrjes për të mos aplikuar më ndryshime në nivelin e taksave. Së dyti, dëshiroj t’ju informoj se ne Ministrinë e Financave është ngritur grupi teknik i punës me fokus të vecantë rishikimin dhe thjeshtimin e procedurave tatimore dhe doganore në kuadër të paketës së re fiskale”.

“Me bindje që informaliteti është një sfidë e përbashkët e qeverisë dhe sipërmarrjes dhe me synimin për të rritur pajtueshmërinë e biznesit dhe forcimin e kulturës së pagimit të taksave përmes vetë-korrigjimit të përgjegjësisë tatimore, jeni të lutur të na ndihmoni me ide, sygjerime dhe rekomondime konkrete në kuadër të thjeshtimit të procedurave dhe lehtësimit të kushteve të të bërit biznes në vend”, shkruan Ahmetaj /atsh

Redaksia online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Hamas dhe Fatah, marrëveshje në Pekin për qeveri pajtimi! Angazhim pas luftës në gaza

Hamas dhe Fatah, marrëveshje në Pekin për qeveri pajtimi! Angazhim pas luftës në gaza