Ahmetaj-Blair, diskutojnë për reformat dhe zhvillimin ekonomik


TIRANE, 24 Shkurt/ATSH/-Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj zhvilloi të martën në Tiranë, një takim me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair.
Lajmi u bë i ditur nga ministri Arben Ahmetaj, në një postim në rrjetin social Twitter.
"Sot pas një takimi të rëndësishëm dhe tejet interesant me Toni Blair për reformat & zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik", është statusi i postuar nga Ahmetaj.
Tony Blair është këshilltar i qeverisë shqiptare që prej ardhjes në pushtet të së majtës/a.gjonaj/f.n/

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare