Ahmetaj, Blushit: Je fillestar në
ekonomi, shkruan librin e gënjeshtrave

Ahmetaj, Blushit: Je fillestar në<br />ekonomi, shkruan librin e gënjeshtrave
Ministri i financave Arben Ahmetaj ka reaguar nga foltorja e Kuvendit pas deklaratave të deputetit Ben Blushi për situatën ekonomike.

Kryetari i LIBRA-s akuzoi qeverinë se e ka zhytur vendin në krizë dhe qytetarët po vuajnë varfërinë. I menjëhershëm ishte reagimi i ministrit të Financave
Arben Ahmetaj i cili e quajti Blushin fillestar në ekonomi, ndërsa paraqiti një tablo tjetër të situatës ekonomike.

Reagimi i plote i Arben Ahmetajt:

Nuk e them per here te pare qe Blushi është fillestar ne ekonomi. Por do ta them publikisht, sa here ky njeri ta shkruaje sipas qejfit librin e tij te llogarive te gënjeshtërta ekonomike. Sepse Blushi mund te ketë plot te meta, por budalla nuk është, dhe këmbëngulja e tij ne padituri është me e rende se çdo e metë.

Blushi bën sikur nuk kupton, sepse do qe te gënjeje sa me shume njerëzit dhe te mërzisë sa me shume ata qe kujton se do i shohin librat e politikave te tij te vjetra, si një varke te re shpëtimi!

Ai bën sikur nuk e kupton qe sot 97% e shqiptareve paguajnë me pak taksa fale kësaj qeverie, te cilën Blushi e do te vdekur dhe për ta vrare, është gati te shkrepe te gjithë fishekët e Saliut.

Fale taksimit te ndershëm te kësaj qeverie, rreth 620 mije te punësuar ne shtet a privat, kane tre vjet qe mbajnë me shume para ne xhep nga rrogat e tyre, sepse shteti u merr me pak taksa për rrogat. E ky lehtësim është 120 mln USD ne vit me shume për familjet shqiptare dhe me pak për arkën e shtetit.
 
Po s’është vetëm kaq, sepse fitimi i te pasurve apo kapitali, siç e ngatërron Blushi, qe është i vetëdijshëm kur fantazinë romaneske e përdor për te shkruar librin e genjeshtrave te realitetit financiar, taksohet 15% tek fitimi i aktivitetit e me pas 15% si dividend, e pra 30%. Pra, jo siç thotë Blushi qe u taksoka me pak "kapitali" sesa punonjësi!

Ndërkohë shtresa e mesme qe ai ka marre përsipër "te mbroje" ne përpjekjen per te mbrojtur mandatin e tij parlamentar duke çoroditur sa me shume njerëz me përralla populiste, ka përfituar mbi 500 mln usd ne këto vite nga politika jone fiskale.

Kapitullin e sotëm te librit te gënjeshtrave ekonomike, e ka mbyllur duke thene mbi bazën e argumenteve qe sapo hodha poshtë, se kjo qeveri taksoka dhjamin me shume se trurin! Unë i them mikut tim (se e kam edhe mik, e për dreq nuk e kursej dot me në këtë aspekt) se nëse do te kishte vërtet një takse për dhjamin ne vend te trurit, me performancen e tij politike, do te kishte dhe ai kontributin e tij ne buxhetin e shtetit.

Redaksia Online
i.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS