Ahmetaj- Blushit: Kopje e Saliut, nuk
është faj të jesh fillestar në ekonomi
Deklaratat e ish- deputetit socialit Ben Blushi mbi Programin e ri 1 miliard euro për Rindërtim, ministri i Financave Arben Ahmetaj i ka konceptuar si qesharake.
Deklaratat e ish- deputetit socialit Ben Blushi mbi Programin e ri 1 miliard euro për Rindërtim, ministri i Financave Arben Ahmetaj i ka konceptuar si qesharake.
Sipas tij nuk është aspak faj të jesh fillestar në ekonomi kur futesh në politikë, por për të është e pafalshme të mbetesh i tillë kur qëndron gjatë në të rrugë.
Gjithashtu, ministri Ahmetaj e ka akuzuar Blushin si një kopje të ish kryeministrit Berisha si dhe të kreut të PD Lulzim Basha duke i thënë që mllefi që ai ka e shtyn atë në rrugën e gënjeshtrave.
"Pjesa me e dhimbshme është ajo ku Blushi i mban ison Lulzim Bashës dhe Sali Berishës për shpenzimet e luksit të kryeministrisë. Në garën me ta se kush e shan më shumë Edi Ramën dhe qeverinë e tij, e fryn edhe më keq shifrën e sajuar nga Saliu, të recituar nga Luli e të amplifikuar me tej nga Blushi vetë.
E gjitha njëe propagande gënjeshtrash për të ardhur keq. Sepse Saliu e di të vërtetën por gënjen si zakonisht për të galvanizuar trupat e tij. Luli bën sikur s'e di të vërtetën se ia do puna që të përsërisë si robot ato që thote Saliu. Ndërsa më keq nga të dy këta është Blushi, që jo vetëm nuk e di si është e vërteta, sepse nuk kupton (dhe as pyet ngaqë kujton se kupton) dhe sepse mllefi e shtyn më tutje se sa vete Saliu e Luli në rrugën e gënjeshtrave...", shprejet Ahmetaj. Ministri Ahmetj i kujton mikut të tij Blushit, pasi sipas tij ai mbetet i tillë edhe pas largimit nga PS, kur kreu i Libra-s ka thënë se shifrat për të janë opinione që varen nga interesat e politikës, jo nga kokëfortësia e statistikës.
Për ministrin Ahmetaj kjo thënie tij tregon mjaft qartë që Blushit nuk i intereson e vërteta por krijimi i saj në funksion të garës me Saliun e me Lulin se kush i helmon me shume shqiptarët me baltën kundër qeverisë.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
69.1%
-
Jo
19%
-
Ndoshta
11.8%
Vota total: 2378
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës
24 Korrik, 00:21
-
Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së
23 Korrik, 23:15
-
‘TIMS’/ Miratohet vetëm raporti i mazhorancës, u lexua nga Toni Gogu, PS nuk e shpërndan për mediat! Ende nuk është gati
23 Korrik, 23:12
-
Arben Meçe: ‘Gjiri Lalzit’ ka pronarë faktik Berishën dhe Metën, jo firmën Lura
23 Korrik, 22:49
-
Ylli i Francës i jep fund beqarisë në Sarandë, fejohet me modelen nga Kosova
23 Korrik, 22:44
-
Divorci i bujshëm i sheikut, pasi e tradhtoi ai do t’i paguajë 3 mld dollarë ish- gruas
23 Korrik, 22:42
-
Përdhunuan në grup 23-vjeçaren shqiptare, Apeli lë në burg Robinhon! Ish-futbollisti pas hekurave në Brazil
23 Korrik, 22:34
-
Spahiu: 'Kapja e shtetit', Meta ndërtoi rrugë dhe ura për të shkuar tek vila e tij
23 Korrik, 22:30
-
U 'ringjall' sërish në Kupën e Amerikës, James Rodriguez dëshiron të kthehet në Evropë! Dikur vlente 80 milionë euro, sot vetëm 5
23 Korrik, 22:30
-
94 emigrantë viktima në Cutro, prokurorët italian: Tragjedia mund të shmangej! Ekipi la të gjallë në det
23 Korrik, 22:29
-
Hetimi pasuror ndaj familjes Berisha, Doçi: Është shtrirë edhe në Gjermani, transfertë 300 mijë euro e dyshimtë! Po zhvendosin pasurinë
23 Korrik, 22:28
-
Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501
23 Korrik, 22:16