Ahmetaj: Bordi i BB-së vlerëson
reformat e qeverisë, sjellë zhvillim

Ahmetaj: Bordi i BB-së vlerëson<br />reformat e qeverisë, sjellë zhvillim
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, deklaroi të premten se bordi i Bankës Botërore vlerëson angazhimin e thellë të qeverisë në mbështetje të reformave.

Kredia prej 1.2 miliardë dollarësh e aprovuar një ditë më parë na bordi i BB-së, tha Ahmetaj në një deklartë për shtyp, do të mundësojë avancimin e reformave në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm. “Huadhënia nga BB-ja, është një lajm i mirë për ekonominë dhe qytetarët shqiptarë”, deklaroi ai.

Sipas ministrit Ahmetaj, përmes kësaj kredie që është me interesa tepër të ulëta do të mundësojmë avancimin e reformave dhe masave që po ndërmerren nga qeveria.

Fondet synojnë mbështetjen dhe zhvillimin e kolonave kryesore të ekonomisë, si rritja e konkurueshmërisë, venedve të reja të punës, forcimi i sektorit publik dhe implementimi i shërbimeve publike, përmirësimi i klimës së biznesit dhe partneritetit publik-privat. Viti i kaluar ishte shumë i rëndësishëm për rritjen e vendeve të reja të punës. Gjatë 2014-ës, theksoi më tej Ahmetaj, u rritën me 10 % vendet e reja të punës”, tha Ahmetaj.

Bordi i drejtorëve ekzekutivë të Bankës miratoi një program kreditimi prej 1.2 miliardë dollarësh, për një periudhë pesë-vjeçare. Drejtorët ekzekutivë përshëndetën progresin e fundit të Shqipërisë në reformat makro-fiskale dhe strukturore. Ata vënë në dukje angazhimin e qeverisë në arritjen e këtyre reformave të vonuara./ ATSH/

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Jam Pjerin Ndreu’, 3 mashtruesit i marrin 15 mijë euro biznesmenit Ylli Ujka! 2 në pranga, 1 në kërkim (EMRAT)

‘Jam Pjerin Ndreu’, 3 mashtruesit i marrin 15 mijë euro biznesmenit Ylli Ujka! 2 në pranga, 1 në kërkim (EMRAT)