Ahmetaj:Buxheti më optimal në
historinë e financave në 25 vjet

Ahmetaj:Buxheti më optimal në<br />historinë e financave në 25 vjet
Me Fondin Monetar Ndërkombëtar u arrit marrëveshja për buxhetin më optimal në historinë e financave publike në 25 vjet. Është kjo deklarata e Ministrit të Financave Arben Ahmetaj pasi FMN ka bekuar buxhetin e vitit 2017.

Ministri është shprehur se ky buxhet është i rritjes ekonomike, i reformave, i rritjes së pagave dhe pensioneve dhe i investimeve publike.
 
“Me FMN, arritëm sot një marrëveshje të rëndësishme për Buxhetin 2017, buxheti më optimal në historinë e financave publike në 25 vjet!

1. Buxheti i rritjes ekonomike – rritja përshpejtohet në 3.8%, ose rreth katërfishi i asaj që ishte në vitin 2013.

2. Buxheti i reformave – rreth 20 miliardë lekë për akomodimin e reformave thelbësore për ekonominë: reforma në drejtësi, reforma në administratën publike, reforma në pensione, reforma e pronave, reforma e decentralizimit dhe reforma e ujit.

3. Buxheti i rritjes së pagave dhe pensioneve – për herë të parë rreth 100 milionë dollarë (në 12 muaj) për rritjen e pagave dhe pensioneve 2017, fondi më i madh për paga dhe pensione i akorduar brenda një buxheti në 25 vite!

4. Buxheti i investimeve publike – buxheti 2017 siguron nivel optimal të investimeve publike 5% e GDP (investime qendrore + Fondi i Zhvillimit të Rajoneve + mbështetje për sektorin energjetik), duke pasur huamarrjen (deficitin) më të ulët të arritur ndonjëherë, prej rreth 2% të GDP, pra balancën korente më pozitive në 25 vite prej rreth 2.9%, duke kapërcyer madje edhe kufirin e rregullit të artë.

• Në 2017, ulim borxhin publik me pothuaj 3%, në 69.1%!
• Në 2017 deficiti 2%, më i ulti në 25 vite!
• Në 2017, balanca primare është me suficit dhe më pozitivja në 25 vite në +0.7% (thënë ndryshe, shpenzimet për aktivitetet e qeverisë, janë më të ulëta së të ardhurat)!
• Në 2017, rrisim pagat dhe pensionet - duke ulur borxhin - me reforma dhe konsolidim fiskal”,
ka shkruar Ahmetaj në profilin e tij në facebook.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS