Ahmetaj: Çmimi i naftës u ul me 20 %
TIRANE - Ministri i Zhvillimit Ekonomit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj deklaroi të premten se çmimi i naftës në tregun vendas ka rënë me 20 % dhe bursa e kompanive vendase ka ndjekur në mënyrë të drejtpërdrejtë rënien në tregun ndërkombëtar, që do të thotë se goditja e qeverisë ndaj monopoleve ka funksionuar.
TIRANE - Ministri i Zhvillimit Ekonomit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj deklaroi të premten se çmimi i naftës në tregun vendas ka rënë me 20 % dhe bursa e kompanive vendase ka ndjekur në mënyrë të drejtpërdrejtë rënien në tregun ndërkombëtar, që do të thotë se goditja e qeverisë ndaj monopoleve ka funksionuar.
Qyetarët shqiptare nga ulja e çmimit të naftës, tha ministri Ahmetaj në një intervistë për Top-Channel, përfitojnë në muaj 15 milionë dollarë lehtësim.
Lidhur me këtë, Ahmetaj solli shembullin e reagimit të tregut në vitin 2008. "Në 2008 për 6 muaj ka rënë çmimi i naftës nga 142 dollarë/barelli në 42 dollarë/barelli. Pra 300 %. Ndërsa çmimi në tregun shqiptar nuk e reflektoi këtë ulje, në të njëjtat nivele, por në nivele jashtëzakonisht të ulëta, që tregonte se tregu ishte monopol i drejtpërdrejtë", tha Ahmetaj.
Ministri Ahmetaj hodhi poshtë akuzat e opozitës se çmimi i karburantit dhe taksat janë më të lartat në rajon.
"Të gjithë vendet e rajonit, taksën e qarkullimit nuk e kanë tek vlera e litrit por te regjistrimi i makinave. Kjo është një ndër arsyet pse ka atë diferencë te vogël çmimi shqiptar me çmimin e rajonit. Por e vërteta është se ne jemi nën mesataren e rajonit, madje edhe më mirë, nëse spostojmë taksën e qarkullimit tek regjistrimi", tha ministri Ahmetaj. Por ne, tha ai nuk duam të vendosim asnjë taksë të re mbi njësitë motorike.
Ministri Ahmetaj në përgjigje të akuzave të opozitës për rritje të taksës së qarkullimit, tha se opozita duhet të bëjë publike vendimin e kohës kur transferuan taksen e qarkullimit nga njësitë motorike tek litri i naftës, vendimin që pasi e bënë 7 lekë po në vendim parashikuan rritjen në vazhdim me 10 lekë./ATSH/
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4526
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nafta derdhet lumë në Kuçovë, por institucionet bëjnë një sy qorr
3 Dhjetor, 22:57
-
Rusia thyen sanksionet, i jep Koresë së Veriut 1 mln fuçi me naftë: Pagesë për armët dhe trupat që Pheniani i ka dërguar Moskës
22 Nëntor, 11:35
-
Lufta/ Turqia mohon dërgimin e naftës në Izrael
11 Nëntor, 15:09
-
Kush po e ndot Gjanicën me naftë? Agjencia e Mjedisit monitoron shkarkimet e ‘Albpetrol’ dhe dy kompanive të tjera! Golemi: Shkak industria e vjetëruar
7 Nëntor, 13:28
-
U godit nga Houthi më 21 Gusht, cisterna greke me 150 mijë tonë naftë po rrezikon katastrofën më të madhe ekologjike! BE dhe SHBA në alarm
29 Gusht, 08:26
-
Çmimet e naftës ulen dhe me 5 lekë për litër
12 Gusht, 15:51
-
Zhvlerësimi i valutave dhe luhatja në tregjet ndërkombëtare, bie lehtë çmimi i naftës dhe benzinës! Nuk ndryshon gazi
6 Maj, 16:15
-
Çmimi i naftës më i ulti në 7 javë, shtohen rezervat amerikane
1 Maj, 19:11
-
Sulmi me raketa i Iranit ndaj Izraelit, rriti çmimin e naftës
15 Prill, 15:37
-
Ministria e Energjisë: Kompania Shell nuk është tërhequr nga kërkimet për naftë në Shpirag
15 Prill, 14:08
-
Skema kombëtare 2024, fermerët e Lushnjes dynden pranë drejtorisë rajonale, nisin të aplikojnë për të marrë naftën pa taksa
27 Mars, 17:16
-
Rusia tejkalon Arabinë Saudite për furnizim të Kinës me naftë
21 Janar, 17:49