Ahmetaj dhe Balla në Prrenjas: Në
3 vite, 1 mld euro investime në rrugë 

Ahmetaj dhe Balla në Prrenjas: Në<br />3 vite, 1 mld euro investime në rrugë <br>
Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj së bashku me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe deputetë të qarkut, inspektuan punimet për ndërtimin e qendrës se Prrenjasit, në kuadër të Projektit të Rilindjes Urbane, investim me fondet e qeverisë shqiptare.

“Qendra e Prrenjasit është një qendër e re. Përfiton një lulishte, një qendër të re shumë moderne mutlifunksionale dhe besoj që projekti duhet të vazhdojë në mënyrë që ta kthejmë të gjithë fasadën në harmoni të plote me qendrën dhe me qytetin.

Sa i takon vazhdimit të projektit të Rilindjes Urbane, tashmë ne do të kalojmë përtej qyteteve, në rajone dhe në fshatra. Jemi duke negociuar dy projekte shumë të rëndësishme për rrugë rurale, rrugë rajonale të cilat do të lidhin qytetet me pjesën tjetër të qarkut, do të lidhin turizmin me qytetet dhe me akset kryesore, do të lidhin bujqësinë, agroindustrinë me qendrat e turizmit dhe me tregjet.

Besoj që kombinimi i të dy projekteve do të jetë rreth 200 milionë euro dhe dua ta nënvizoj që janë 750 milionë euro brenda buxhetit afatmesëm, pra në dy-tre vitet e ardhshme, që do të investohen në akset kryesore dhe 200 milionë euro që do të investohen në rrugët rajonale dhe rurale” - tha ministri.

Deputeti i zonës Taulant Balla tha se, falë bashkëpunimit me Qeverinë Italiane, tashmë do të rikonstruktohet edhe qendra kulturore e Përrenjasit që për herë të parë do të ketë një bibliotekë.

Kryetarja e Bashkisë Prrenjas Miranda Rira, falenderoi qeverinë dhe Ministrin Ahmetaj për kujdesin e treguar ndaj Bashkisë së Prrenjasit dhe po ashtu shprehu bindjen se të tilla investime të rëndësishme Prrenjasit do t’i përfitojë edhe gjatë vitit 2018.​

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Bie nga kati i dytë i banesës, ndërron jetë fëmija 8-vjeç në Bathore

Tiranë/ Bie nga kati i dytë i banesës, ndërron jetë fëmija 8-vjeç në Bathore