Ahmetaj: Do të zhduket
tregu informal i automjeteve

Ahmetaj: Do të zhduket<br />tregu informal i automjeteve
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, u angazhua dje që, në bashkëpunim me kompanitë koncensionare të markave të automjeteve, të përcaktohen hapat për vënien në rrugë ligjore, vendosje të standardeve të BE dhe barazi fiskale për bizneset në tregun e automjeteve në vend. Ahmetaj u takua sot me përfaqësuesit koncensionarë të firmave të njohura në botë në prodhimin e automjeteve, me aktivitet tregtar dhe shërbimi në Shqipëri, me kërkesë të tyre, ku u njoh me shqetësimet që paraqet sot ky treg, i cili përballet me evazionin e lartë nga tregu në lulëzim i shitjes të automjeteve të përdorura. Drejtues të përfaqësive të firmave si FIAT, BMË, Mercedes Benz, KIA Motors, Peugeot, Porsche, Mazda, Citroen, etj, kërkuan që tregu i automjeteve të përdorura të rregullohet me ligj, pasi është jashtë sistemit fiskal dhe zhvillohet në pabarazi të plotë me tregun e rregullt të makinave të reja. “Sot ky sektor është përtej normave të BE-së”, tha Ahmetaj. Duke shtuar se “qeveria nuk do të lejojë që një pjesë e tregut të punojë në të zezë”, tha Ahmetaj.

Shkrimi u publikua sot (26.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë