Ahmetaj: Duam një klimë të re 
biznesi mes vendeve ballkanike

Ahmetaj: Duam një klimë të re <br />biznesi mes vendeve ballkanike
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj u kërkoi homologëve ballkanas të përmirësojnë klimën e biznesit në rajon duke përmirësuar kuadrin dhe procedurat.

Në konferencën “Ekonomia-Baza për Bashkëpunimin Rajonal në Ballkanin Perëndimor”, ai theksoi se Shqipëria po bën një punë shumë të mirë në këtë drejtim. “Duhet të heqim procedurat burokratike që janë pengesë për investimet e huaja direkte.

Jemi duke bërë një punë të mirë, por sërish ekonomitë tona janë nën nivelin e mundësive reale që kanë”, tha ai.

Ahmetaj propozoi ngritjen e një grupi të përbashkët pune mes vendeve te rajonit, që do punojë për të materializuar diskutimet e iniciuara në Berlin në një platformë konkrete bashkëpunimi të përkthyer në projekte konkrete dhe reforma të përbashkëta. 


Shkrimi u publikua sot(25.09.2014) në gazetën Shqiptarja.com(print)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe reshje shiu lokale, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe reshje shiu lokale, parashikimi i motit për sot