Ahmetaj e D’Alema në forum: Të
integrojmë Ballkanin në Evropë

Ahmetaj e D’Alema në forum: Të<br />integrojmë Ballkanin në Evropë
Paneli i dytë i Forumit Ekonomik të Vjenës në Tiranë kishte në fokus mbylljen e hendeqeve mes rajonit dhe Bashkimit Evropian me pjesëmarrjen e ministrit të Ekonomisë dhe figurave të njohura të politikës ndërkombëtare në fushën e ekonomisë.

Ministri Ahmetaj gjatë fjalës së tij ka theksuar se ajo çka i nevojitet vendit dhe rajonit është bashkëpunimi në fushën e ekonomisë për më tepër investime dhe projekte infrastrukturore.
Duke iu referuar historisë kur rajoni konsiderohej problematik dhe BE me aleatët diskutonin zgjidhjen e tyre, ai theksoi se sot ndryshimi është shumë i madh pasi diskutojmë për vendimet si ta cojmë rajonin si pjesë integrale në Bashkimin Europian”

“Nese ne duam një infrastrukturë kjo është e fragmentarizuar.Kemi nevoje për nje treg rajonal të unifikuar  ta bejme rajonin të unifikuar.Më parë biznesi kosovar shpenzonte 3-6 ditë për procedura në treg ndërsa tani procedura është shkurtuar A mund të financojmë një lidhje mes vendeve të rajonit? Financimi nga Be,na duhen instrumenta financiare. Është moment për veprime konkrete nese në samitin e  vjenës do të themi të njëjtat gjera, kemi dështuar ne na duhet të  flasim me projekte konkrete atje”.- tha ministri Ahmetaj

Mbi të gjitha, Ahmetaj çmoi se gjithë kjo përpjekje nuk është thjeshtë ndërtim infrastrukture, por dhe mënyrë që bashkon njerëzit. Lidhur me projektin për ndërtimin e autostradës Adriatik-Jon, që e quajti “projekt europian”, ministri tha mes të tjerave, se vendet e rajonit duhet të mëndojnë gjetjen e mundësive, që palët të bëhen bashkë për të shtytur vendet e Bashkimit Europian që t’a financojnë projektin, i cili nuk ka vetëm aspektin infrastukturor.
 
Ndërkohë  duke u ndalur tek situata në rajon dhe në Shqipëri ish ministri i jashtëm italian Massimo D’Alema theksoi rëndësinë e Ballkanit në Europë, ai theksoi se Evropa pa Ballkanin nuk do të mund të ishte e plotë. D’Alema tha gjatë fjalës së tij se duhet të thyhen hendeqet mes Ballkkanit dhe Evropës dhe se të gjithë duhet të lobojmë për hyrjen e Ballkanit në Evropë.

Kriza ekonomike një cështje e rëndësishme te thyejmë hendeqet mes ballkanit dhe BE.Evropa pa Ballkanin nuk është e plotëNe duhet të përforcojmë lidhjet politike dhe Shqipëria është konsideruar më parë problem tani përbën një mundësi pë të gjithë Evropën.Sot kemi nevojë për udheheqës visionarë.Ne mund të japim shtysë, të promovojmë lidhjet mes bizneseve njerëze shoqërisë civile është koha për të nxitur evropën për rëndësinë e Ballkanit.Atyre që duan bashkim europian me vlera, duhet të mendojnë Ballkanin brënda”- u shpreh ish ministri i jashtëm Italian.

Ndërkohë edhe pjesëmarrës të tjerë në forum kanë mbrojtur idenë e mbushjes së hapësirës që egziston mes ballkanit dhe Evropës duke nënvizuar gjithashtu faktin se Shqipëria është një vend me potenciale shumë të mëdha ekonomike dhe se asaj thjesht i duhet vullnet politik për të bërë hapa përparë  drejt integrimit.
 
Forumi ekonomik zhvillohet në kuadër të mbylljes së kryesimit të presidencës se SEECP nga Shqipëria.

Redaksia online
(S.M/.shqiptarja.com)
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Vlora nën ‘pushtetin’ e zjarreve! Shefi i Zjarrfikësve jep alarmin: S’kemi makina për të shuar flakët!

Vlora nën ‘pushtetin’ e zjarreve! Shefi i Zjarrfikësve jep alarmin: S’kemi makina për të shuar flakët!