Treguesi i besimit konsumator ra me 0.5 pikë përqindje në tremujorin e tretë të vitit. Banka e Shqipërisë ka bërë publik rezultatet e Vrojtimit të Besimit të Biznesit dhe të Konsumatorit për Tremujorin e tretë 2016, sipas të cilit Treguesi i ndjesisë ekonomike është rritur me 8.5 pikë, duke mbetur rreth 9.2 pikë mbi mesataren afatgjatë.
Balancat të cilat kontribuan në kahun rënës për vlerën e TBK-së lidhen me pyetjet për situatën e të ardhurave dhe shpenzimeve dhe për blerjet e mëdha.
Ndërkohë, dy balancat e tjera situata e përgjithshme ekonomike e pritur në vend dhe situata financiare e pritur e familjes, shënuan rritje të lehta.
Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi dhe ai i Financave Arben Ahmetaj, komentuan raportin duke e konsideruar rritjen e besimit të biznesit një tjetër lajm i mirë për ekonominë shqiptare.
Reagimi i Milva Ekonomit
“Një tjetër lajm i mirë për ekonominë shqiptare.Treguesi i ndjesisë ekonomike u rrit me 8.5 % tremujorin e tretë 2016 krahasuar me tremujorin e dytë të 2016. Treguesi i besimit në sektorin e tregtisë: TBT u rrit me 14.2 % T3 krahasuar me T2. Treguesi i besimit në sektorin e industrisë rritje prej rreth 8.6 % gjatë T3 të vitit 2016 dhe qëndron 12.2 % mbi mesataren historike. Treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit rezultoi 11.2 % më i lartë se tremujorin e mëparshëm. Treguesi i besimit në sektorin e shërbimeve: u rrit me 3.7 % krahasuar me tremujorin e mëparshëm".
Reagimi i Arben Ahmetaj
Treguesi i Ndjesisë Ekonomike, që mat besimin e biznesit dhe konsumatorit në ekonomi, u rrit me 8.5 pikë në tremujorin e tretë 2016. Lajmi i mirë është se besimi i biznesit shënoi rritje në të gjithë sektorët e ekonomisë, industri, shërbime, ndërtim dhe tregti, duke reflektuar situatën e përmirësuar reale dhe të perceptuar të biznesit. Treguesi i besimit të konsumatorit, edhe pse me një rënie të lehtë prej 0.5 pikë, ka dy komponentë tejet interesantë pozitivë, të përmirësuar, që lidhen me situatën e përgjithshme ekonomike të vendit dhe situatën financiare të familjes, qoftë atë aktuale, qoftë atë të pritshme.Ekonomia e vendit vijon cdo ditë të prodhojë lajme të mira, duke konsoliduar trendin e rritjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm e afatgjatë, shpërblimi më i mirë për sakrificën e reformave të vështira dhe besimit të qytetareve shqiptarë. #rritjereale #zhvillimekonomik
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com