Ahmetaj:Ekonomia në rritje, ka 173
mijë vende pune, rekord investimet

Ahmetaj:Ekonomia në rritje, ka 173<br />mijë vende pune, rekord investimet
Në dy vite janë hapur 173 mijë vende të reja pune, ndërkohë që treguesit ekonomikë janë në rritje të qëndrueshme. Në një takim me deputetët e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe gazetarët, Ministri I Financave Arben Ahmetaj tha se Produkti i Brendshëm Bruto në 2015 u rrit me 2.62 përqind, ndërsa për këtë vit projeksionet janë në 3.4 përqind.

Ndërkaq investimet e huaja në vitin 2015 kanë arritur rekordin historic prej 900 milionë eurosh, tregues falë të cilëve Qeveria do mund të bëjë të mundur mbajtjen e premtimit për 300 mijë vende të reja pune.

Duke folur për konsumin ministri Ahmetaj tha, se është ulur konsumi public, por nga ana tjetër është rritur konsumi privat, gjë që është edhe synimi kryesor i Qeverisë. Sa për rezultatet e sondazhit të dhomës gjermane të tregtisë, qëe flisnin për përkeqësim të klimës për investime, Ahmetaj tha se bëhet fjalë për perceptime të ndryshme nga realiteti.

Redaskai online
(s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Hamas dhe Fatah, marrëveshje në Pekin për qeveri pajtimi! Angazhim pas luftës në gaza

Hamas dhe Fatah, marrëveshje në Pekin për qeveri pajtimi! Angazhim pas luftës në gaza