Ahmetaj:Ekonomia në rritje, rrezik
vetëm incidentet politike apo rajonale

Ahmetaj:Ekonomia në rritje, rrezik<br />vetëm incidentet politike apo rajonale
Qeveria ka ndër mend të rishikojë buxhetin në mesin e vitit, pavarësisht performancës pozitive të treguesve ekonomikë.

Në një dalje para mediave, Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se ekonomia shqiptare ka hyrë në një trajektore pozitive zhvillimi, e cila do vazhdojë në rritje për 4-5 vitet e ardhshme nëse nuk do ketë asnjë aksident politik apo rajonal.

Jemi futur në një cikël pozitiv ekonomik dhe unë jam i bindur se nëse nuk do të ketë asnjë incident apo aksident politik, ekonomik apo rajonal ekonomia shqiptare kalon në një trend të konsoliduar mbi 3% këtë vit dhe në rritje për vitet që vijnë. Rishikimi i buxhetit bëhet në një fazë shumë interesante në mes të vitit, do të ketë të gjitha tipologjitë që ka rishikimi në mes të vitit, përfshi këtu edhe eficencën e realizimit të buxhetit” tha ai.
 
Deklarata e Ministrit Ahmetaj u bë gjatë ceremonisë së nënshkrimit të Marrëveshjes për Fazën e dytë të Programit Italo-Shqiptar të Konvertimit të Borxhit.

Marrëveshja, e nënshkruar nga Ambasadori Italian Alberto Cutillo parashikon konvertimin e borxhit në investime për rritjen e punësimit, nxitjen e barazisë gjinore. Ambasadori italian.

Fjala e plotë e Ministrit Ahmetaj gjatë nënshkrimit të marrëveshjes
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës