Ahmetaj: Ekonomia nën potencial
pengohet nga kartelet
Monopolet dhe pozitat dominuese kartel, që mbajnë shumë subjekte private në tregun vendas, janë shkaku i performancës jo të mirë ekonomike të vendit. Sipas ministrit Arben Ahmetaj, ekonomia shqiptare po performon nën potencialin e saj.
TIRANE- Monopolet dhe pozitat dominuese kartel, që mbajnë shumë subjekte private në tregun vendas, janë shkaku i performancës jo të mirë ekonomike të vendit. Sipas ministrit të Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, ekonomia shqiptare po performon nën potencialin e saj dhe shkak për mosrritjen e konkurrencës dhe ndrydhjen e tregut janë pikërisht pozitat monopol që nuk janë luftuar. Ministri Ahmetaj, premtoi luftë pa kompromis ndaj karteleve dhe monopoleve, rezultate të cilat do të shikohen që vitin tjetër.
“E them fatkeqësisht që në 22 vjet pa ndarë asnjë periudhë, ekonomia shqiptare ka parë faktorë dhe aktorë të cilët kanë përfituar nga klauzolat monopol dhe sot që flasim, në ekonomi, në sektor, në industri ka akoma klauzola monopol që bëjnë të pamundur hapjen e tregut dhe bëjnë të pamundur direkt apo indirekt futjen e aktorëve të tjerë qoftë vendas qoftë të huaj. Unë besoj që një nga treguesit që ne do duhet të prezantojmë përpara publikut 1 vit më pas pra në vitin e 11-të të autoritetit do të tregojmë se si i kemi rrëzuar këto klauzola monopol”, tha Ahmetaj.
Duke e vënë theksin në hapjen e tregut drejt investimeve të huaja, ministri Ahmetaj përmendi faktin se, vendi nuk mund të vazhdojë pa fund të marrë vetëm borxhe, por duhet të mbështetet te konkurrenca dhe konsumi.
“Ekonomia shqiptare nuk ka më kapacitet të marrë borxh, ekonomia shqiptare shikon rënie të të ardhurave nga emigrantët. Akoma nuk kemi një krahë të fortë eksporti. Atëherë kemi vetëm një instrument dhe instrumenti është hapja e tregut shqiptar ndaj investimeve vendase dhe investimeve të huaja”, tha Ahmetaj.
Ndërsa kryetarja e Autoritetit të Konurrencës, Lindita Milo, bëri përgjegjës mosfunksionimin e gjyqsorit si pengesë për konkurrencën e lirë.
Këto deklarata u bënë me rastin e përvjetorit të Autoritetit të Konkurrencës, i cili ka mbushur 10 vjet nga krijimi i tij.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32.2%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
5.7%
Vota total: 2592
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vdekja e çiftit shqiptar në SHBA, policia: Gruaja vrau burrin më pas qëlloi veten! Fqinjët: Dëgjuam të bërtitura
29 Nëntor, 19:45
-
Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta
29 Nëntor, 19:14
-
Lirimi i Berishës nga 'arresti shtëpiak', Dhuli për Report Tv: E liroi Trump dhe rezoluta e PPE! Inida Gjata: AKSH jo bashkëpunim me partitë e tjera, të bllokosh rrugët se do Saliu, çmenduri
29 Nëntor, 19:00
-
Dje ishim të çliruar, sot jemi të pabesueshëm!
29 Nëntor, 18:58
-
Alibeaj tregon bisedën ‘sekrete’ me Berishën: Ia thash në sy që nuk e sjell dot PD në pushtet, iku nga zyra dhe erdhi e ‘pushtoi’
29 Nëntor, 18:55
-
Alibeaj në Report Tv: S’ka bashkëpunim me Berishën, PD një organizëm privat për të luftuar SPAK! Qeveria teknike? Lojë, i shiti Ramës zgjedhjet
29 Nëntor, 18:47
-
VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin
29 Nëntor, 18:19
-
Pak para përfundimit të mandatit, Borrell jep paralajmërimin për luftën në Ukrainë: Jemi në garë me kohën
29 Nëntor, 18:01
-
Incidente me djegie flamujsh shqiptarë dhe maqedonas në Shkup, BDI akuzon policinë: Ata e nxitën
29 Nëntor, 17:50
-
Lirimi i Berishës nga arresti shtëpiak, Dash Sula për Report Tv: Pati impakt edhe fitorja e Trump! Pa të, PD do ishte varrosur
29 Nëntor, 17:37
-
‘Po përgatisim ekspozitën e re të Isa Boletinit’, stërnipi i tij për Report Tv: Foto historike dhe fakte të papublikuara më parë
29 Nëntor, 17:20
-
Vlorë/ Ra nga kati i 3 i pallatit në ndërtim, 30-vjeçari ndërron jetë pas 9 ditësh në spital
29 Nëntor, 17:04