Ahmetaj: Ekonomia shqiptare
drejt rritjes më të madhe në rajon

Ahmetaj: Ekonomia shqiptare<br />drejt rritjes më të madhe në rajon
Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Vjenë ku mori pjesë në punimet e Konferencës Financiare “Euromoney”, Forumi për Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, e cila këtë vit u fokusua tek zhvillimet e ekonomisë globale në vitin 2017 dhe sfidat e financimit të sektorit publik.

Pjesëmarrës në Konferencën me mbi 1100 të ftuar të nivelit të lartë, ishin prezentë edhe Ministrat e Financave të vendeve të rajonit, Hungarisë, Kroacisë, Serbisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Pjesë e axhendës së Forumit ishte edhe një Tryezë e Rrumbullakët e dedikuar për Shqipërinë, organizuar me mbështetjen e Bankës Kombëtare Tregtare, me temë “Progresi i Shqipërisë drejt ekonomisë me rritjen më të shpejtë në rajon në vitin 2017”, ku të ftuar ishin ministri Ahmetaj, zv/guvernatorja e Bankës së Shqipërisë, Elisabeta Gjoni, CEO i BKT Seyhan Pencabligil dhe përfaqësues të tjerë të sipërmarrjes nga Shqipëria, përballë një audience të nivelit të lartë, politikbërës, investitorë dhe lidërë të biznesit në rajon.

Në një postim në Facebook pas përmbylljes së aktivitetit, Ahmetaj shkruan “Progresi i Shqipërisë drejt ekonomisë me rritjen më të shpejtë në rajon për vitin 2017” ishte tematika mbi të cilën sot pata kënaqësinë të diskutoj në Konferencën Financiare “Euromoney”, në një tryezë të rrumbullakët dedikuar Shqipërisë, mes disa prej përfaqësuesve më të rëndësishëm të bankave dhe institucioneve financiare ndërkombëtare”. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS