Ahmetaj: Eksportet e manifakturës, rritje spektakolare gjatë vitit 2014

/ATSH/- Eksportet e manifakturës kanë pasur një rritje spektakolare prej 165 milionë dollarësh gjatë vitit 2014.

Duke iu referuar raportit të INSTAT, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj në një postim në rrjetin social "Facebook", shprehet se "kjo shifër shkon edhe përtej parashikimeve tona për sektorin.

Paketa fason, vlerëson ai, po i jep çdo ditë efektet e saj. "Sfida, por edhe përgjegjësia jonë për mbështetjen e sipërmarrjes vazhdon çdo ditë. Këto janë akoma vetëm hapat e parë të sigurt që po hedhim së bashku me biznesin", shkruan ministri Ahmetaj.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare