Ahmetaj: Falen detyrimet për
100 mijë makina që çregjistrohen

Ahmetaj: Falen detyrimet për<br />100 mijë makina që çregjistrohen
Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme projektligjin për faljen e detyrimeve ndaj bizneseve, por edhe rritjen e pensioneve, e cila do të hyjë në fuqi më 2 mars. Njëherësh u miratua edhe falja e detyrimit për makinat që nuk kanë paguar taksat nga 2011.
 
Në një komunikim me gazetarët Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se parashikohet falja e një totali detyrimesh prej rreth 90 miliardë lekësh.
 
Ligji fal plotësisht borxhet para 31 dhjetorit 2010, ndërkohë që i jep mundësi biznesit të përfitojë faljen e gjobave dhe kamatave nëse paguan principalin për borxhet nga 1 janari 2011 deri në 31 dhjetor 2014.
 
Fshihen gjobat e gjeneruara nga sistemit automatikisht në qershor të vitit 2016 për kontributet e sigurimeve shoqërore.
 
Çregjistrohen mjetet që nuk kanë paguar asnjë taksë nga 2011. U falen të gjitha detyrimet kësaj kategorie, në rast se vendosin të cregjistrojnë vullnetarisht mjetin. Nuk përfitojnë nga falja subjektet që janë dënuar për evazion me vendim gjykate.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS