Ahmetaj-fermerëve: Pajisuni me
NIPT të merrni rimbursimin
Ministri Ahmetaj i ftoi fermerët të pajisen me Nipt, si një instrument kyç që jo vetëm ndihmon formalizimin e sektorit, por mbi të gjitha garanton rimbursimin e fermerëve që në vitet e fundit është dhjetëfishuar.
Gjatë takimeve të tij në qarkun Dibër, në një bashkëbisedim me sipërmarrësit e zonës për buxhetin 2018 dhe paketën fiskale, Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj dhe Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, kanë folur edhe për mbështetjen që do t'i jepet vitit të ardhshëm, sektorit të bujqësisë.
Ministri Ahmetaj i ftoi fermerët të pajisen me Nipt, si një instrument kyç që jo vetëm ndihmon formalizimin e sektorit, por mbi të gjitha garanton rimbursimin e fermerëve që në vitet e fundit është dhjetëfishuar.
"Unë ju sugjeroj që të krijoni linjën tuaj, network-un tuaj dhe të fermerëtve me NIPT dhe t’i tregoni që NIPT-i është bërë për t’i favorizuar.
Dua të ndaj me ju që, po shkon rimbursimi i fermerëve në 20 milionë dollarë. E dini sa ka qenë përpara disa viteve? 2 milionë dollarë. Eshtë rritur 10 herë rimbursimi! Pra, është një instrument favorizimi shumë i madh.
Nëse ju vini me NIPT-in, qeveria ka mundësi t'ju japë 20% mbrapsht. Ne i rimbursojmë me vendim qeverie 20% eksportuesit brenda 30 ditëve dhe prodhuesit siç jeni ju brenda 60 ditëve" - tha Ahmetaj.
Ministri i Bujqësisë Peleshi e vuri theksin tek rritja e mbështetjes financiare për bujqësinë të parashikuar në vitin 2018 në buxhetin e shtetit, por jo vetëm:
"Vitin që vjen, ne do të kemi një fond fal bujarisë edhe të Ministrit të Financave, që është më i madhi që ka pasur ndonjëherë Shqipëria në mbështetje të bujqësisë dhe zhvillimit rural, 2.6 miliardë lekë. Nëqoftëse do t’ia dalim me sukses, mund të hapim brenda këtij viti, edhe IPARD-in. IPARD është një program mbështetjeje i Bashkimit Europian në mbështetje me qeverinë shqiptare që është 93 milionë euro. Pra, viti 2018 do të jetë viti i parë ku ne do të kemi, jam i sigurt, më shumë para se sa sektori dhe sektorët kanë mundësi të thithin” – tha Peleshi.
s.k/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
69.1%
-
Jo
19%
-
Ndoshta
11.9%
Vota total: 2425
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës
24 Korrik, 00:21
-
Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së
23 Korrik, 23:15
-
‘TIMS’/ Miratohet vetëm raporti i mazhorancës, u lexua nga Toni Gogu, PS nuk e shpërndan për mediat! Ende nuk është gati
23 Korrik, 23:12
-
Arben Meçe: ‘Gjiri Lalzit’ ka pronarë faktik Berishën dhe Metën, jo firmën Lura
23 Korrik, 22:49
-
Ylli i Francës i jep fund beqarisë në Sarandë, fejohet me modelen nga Kosova
23 Korrik, 22:44
-
Divorci i bujshëm i sheikut, pasi e tradhtoi ai do t’i paguajë 3 mld dollarë ish- gruas
23 Korrik, 22:42
-
Përdhunuan në grup 23-vjeçaren shqiptare, Apeli lë në burg Robinhon! Ish-futbollisti pas hekurave në Brazil
23 Korrik, 22:34
-
Spahiu: 'Kapja e shtetit', Meta ndërtoi rrugë dhe ura për të shkuar tek vila e tij
23 Korrik, 22:30
-
U 'ringjall' sërish në Kupën e Amerikës, James Rodriguez dëshiron të kthehet në Evropë! Dikur vlente 80 milionë euro, sot vetëm 5
23 Korrik, 22:30
-
94 emigrantë viktima në Cutro, prokurorët italian: Tragjedia mund të shmangej! Ekipi la të gjallë në det
23 Korrik, 22:29
-
Hetimi pasuror ndaj familjes Berisha, Doçi: Është shtrirë edhe në Gjermani, transfertë 300 mijë euro e dyshimtë! Po zhvendosin pasurinë
23 Korrik, 22:28
-
Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501
23 Korrik, 22:16