Ahmetaj: Fitorja ndaj korrupsionit, betejat dhe sfidat vazhdojnë

/ATSH/- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj deklaroi sot se, "në luftën kundër korrupsionit, brenda një viti kemi bërë shumë". Sipas tij, beteja vazhdon, sfidat vazhdojnë dhe do të bëjmë shumë më tepër.

I pranishëm në konferencën "Forumi kombëtar kundër korrupsionit" që po mbahet sot në Tiranë, ministri Ahmetaj renditi drejtimet qe ministria ka ndërmarrë për zhvillimin ekonomik dhe në betejë kundër korrupsionit.

Referuar Raportit "Doing Business 2014" ai vlerësoi faktin që Shqipëria është ngritur 40 vende duke përmirësuar me shpejtësi procedurat në shërbim, reduktim dhe transparencë për sipërmarrjet. "Ky është një rekord në 24 vjet", tha Ahmetaj.

Ministri theksoi se, nga 720 milionë usd borxh ndaj biznesit, krijuar në vitet e kaluara, brenda një viti janë paguar 260 milionë usd dhe askush nuk mund të tundë flamurin e korrupsionit në këtë proces.

Nga bashkimi i sporteleve në një të vetme të QKL dhe QKR, përfitues shpejt u bënë 50% e sipërmarrësve për deklarimet online të bilanceve, ndërsa sot procesi realizohet 100%, c'ka ka lehtësuar sipërmarrësit për të kryer shpejt dhe online veprimet, cka ka shmangur krejtësisht qoftë dhe një dritare korrupsioni.
Ministri Ahmetaj deklaroi se është gati paketa për privatizimin e aseteve jo strategjike shtetërore, prej të cilave, 40 të parat janë hedhur online në faqen e MZHEST-së.
Nga 12 zona ekonomike që ministria ka skanuar, vitin që vjen do të ngrihet zona e parë ekonbomike, që do tu krijojë mundësi të reja zhvillimi sipërmarrjeve vendase dhe të huaja, premtoi Ahmetaj.

Si pjesë e zhvillimit të sipërmarrjes, duke mënjanuar cdo element korruptiv dhe për të rritur cilësinë ndaj biznesit, ministri përmendi bashkëpunimet me grupet e interesit të sipërmarrjeve me 2 paketat që nisën sivjet, për industrinë fason dhe për bujqësinë, ndërsa deklaroi se "është gati paketa për të mbështetur industrinë e plastikës".
Ahmetaj gjithashtu njoftoi se MZHETS po përgatit një paketë me 10 pika, që ka në themel, luftën kundër korrupsionit në vafor të sipërmarrjes. "Beteja vazhdon, sfidat vazhdfojnë, por kemi bërë shumë dhe do të bëjmë shumë më tepër", përfundoi ministri i ZHETS-së, Arben Ahmetaj.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mat/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë! Ndërron jetë në spital i moshuari