Ahmetaj fton biznesin gjerman të investojë në zonën e lirë ekonomike të Spitallës
TIRANE, 26 Mars/ATSH/- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, ftoi sot biznesin gjerman që të investojë në zonat e lira. “Pas një muaji do të hapet tenderi për zonën e lirë ekonomike të Spitallës”, tha Ahmetaj. Ministri paraqiti para sipërmarrësve gjermanë reformat ekonomike që ka nisur qeveria shqiptare dhe lehtësitë që […]
/ATSH/- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, ftoi sot biznesin gjerman që të investojë në zonat e lira. "Pas një muaji do të hapet tenderi për zonën e lirë ekonomike të Spitallës", tha Ahmetaj.
Ministri paraqiti para sipërmarrësve gjermanë reformat ekonomike që ka nisur qeveria shqiptare dhe lehtësitë që afrohen për investitorët e huaj që duan të investojnë në Shqipëri.
Sipërmarrës shqiptarë janë mbledhur sot në Forumin e biznesit "Dita e dialogut Shqipëri-NRW", mes biznese gjermane nga Landi Verior NRW në mjediset e Ambasadës së RF të Gjermanisë në Tiranë.
Në këtë forum delegacioni gjerman kryesohet në vizitën e parë zyrtare të tij nga Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë, Bizneseve të Mesme dhe Profesioneve të Landit gjerman NRW, Gunther Horzetzky.
Duke vlerësuar raportet e derisotme tregtare mes dy vendeve, Horzetzky vecoi importet e prodhimeve shqiptare në Gjermani, kryesisht nga fushat e tekstilit, metaleve, produkteve kimike, etj. Ai theksoi mes të tjerave, se "ka mundësi për më shumë dhe ne duam zgjerim të tregtisë mes dy vendeve".
Ai vlerësoi se, 1/3-ta e shqiptarëve që janë sot në Gjermani, jetojnë në Landin verior NRW dhe se ata janë bërë një potencial i mirë për rritjen e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Helmut Hoffman, duke përshëndetur punimet e Forumit, tha mes të tjerave se "Shqipëria ka një sërë potencialesh ekonomike, por ka nevojë që të përmbushë edhe një sërë detyrash".
Në këtë forum marrin pjesë përfaqësues të bizneseve gjermane në fusha të ndryshme si, energji, tregti, industri, nga Dhoma e Tregtisë gjermane DIHA, nga ministri të ndryshme shqiptare, AIDA-s, Dhoma e tregtisë e Tiranës, etj.
Në tryezën e rrumbullakët mes bizneseve shqiptare dhe ato gjermane po diskutohen rrugët dhe pikat lidhëse për zhvillimin e marrëdhënieve të mëtejshme mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.7%
-
Jo
18%
-
Ndoshta
11.3%
Vota total: 1593
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përplasja në Këshillin Bashkiak, Tedi Blushi: Seanca ishte planifikuar për gjakderdhje! Veliaj ishte me anti-plumb, kishte njerëz të armatosur
23 Korrik, 14:01
-
Dhjetra kamionë në radhë në doganën e Kosovës, vështirësi në hyrjen e mallrave nga Shqipëria
23 Korrik, 13:40
-
A ndjeni ju veten përgjegjës ‘pazarin’ e Zgjedhores kur e latë 2 vite të braktisur Komisionin? Ja si përgjigjet Basha
23 Korrik, 13:26
-
Historia e punonjësit të Policisë që bleu shtëpi me zero interes në Shkodër: Ftoj të gjithë kolegët e mi të aplikojnë, është një mundësi e mirë
23 Korrik, 13:23
-
KLSh kërkon shkarkimin e Drejtoreshës së buxhetit! Shalsi e thërret në ballafaqim me Shehun në Komisionin e Ekonomisë
23 Korrik, 13:22
-
Pse Belind Këlliçi ndërpreu akuzat për kompaninë Qefalia dhe fshehu firmën e Bashkim Ulajt?
23 Korrik, 13:05
-
Manastirliu prezanton projektligjin për hapjen e filialit të Universitetit spanjoll në Gjirokastër: Alternativë e re studimi me standarde europiane
23 Korrik, 13:00
-
Frrok Çupi: Kush do të vritej dje në Bashki?
23 Korrik, 12:48
-
Durrës/ Plagosi 70 vjeçarin për borxhin e të birit, publikohen pamjet si ndodhi ngjarja
23 Korrik, 12:40
-
Mashtronte qytetarët duke u premtuar programe arsimi dhe udhëtime falas në SHBA, Ambasada Amerikane reagon pas arrestimit të 20-vjeçarit
23 Korrik, 12:29
-
Mat/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë! Ndërron jetë në spital i moshuari
23 Korrik, 12:20
-
‘Pazar me reformën zgjedhore’, Basha: Duan mbylljen e listave! Do ta kalojnë të enjten në Kuvend! Sot dorëzojmë rekursin në Gjykatën e Lartë për vulën
23 Korrik, 12:13