Ahmetaj: Gati zona ekonomike
në Spitallë, kompanitë të aplikojnë!

Ahmetaj: Gati zona ekonomike<br />në Spitallë, kompanitë të aplikojnë!
TIRANE - Së shpejti zona e Spitallës së Durrësit do të kthehet në një park industrial ose thënë ndryshe në një zonë të madhe ekonomike. Kjo është lajmëruar nga Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj gjatë një konference të përbashkët me homologun e tij maqedonas Bekim Neziri. 

"Qeveria ka nisur procedurat për hapjen e një zone të madhe ekonomike në Spitallë të Durrësit. Është një shembull që ka funksionuar shumë mirë në Maqedoni dhe zona të tjera. Për shkak të pozicionit gjeografik edhe me portin, do të ofrojë mundësi të reja, dhe zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. Gjej rastin që të gjitha kompanitë shqiptare të aplikojnë sapo të përfundojnë prokurimet përkatëse." tha Ahmetaj

​Ahmetaj tha se është diskutuar mes palëve lidhur me projektet konkrete për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të dy vendeve që kanë të bëjnë me infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore. 

Në këtë kontekst Ahmetaj tha se është me rëndësi zhvillimi dhe promovimi i turizmit duke parë numrin e lartë të turistëve maqedonas në vendin tonë.
 
Një tjetër pikë e rëndësishme sipas Ahmetajt do të jetë edhe riaktivizimi i Komitetit të përbashkët Ekonomik, i cili siç tha ministri shqiptar prej kohësh nuk është në funksion. Ministri ka ripërsëritur avancimin e të drejtave të shqiptarëve përmes Marrëveshjes së Ohrit. 

"Kanë hapësirë bashkëpunimi edhe në promovimin e vendit. Zgjerimi i promovimit të turizmit është prioritet për ne. shqipëria zë vendin e dytë pas Greqisë për numrin e personave që vizitojnë nga Maqedonia. Në do të donim edhe më shumë si në verë ashtu edhe në dimër. Një paketë të përbashkët turistike në kudër të sezoneve turistike, takimin e operatorëve turistike, nxitja e pjesëmarrjes në panaire turistike. Së bashku me vendet e rajonit po diskutojmë projektet me interes rajonal. Me interes janë projektet rrugore dhe hekurudhore. Ne besopjmë gjithashtu se rruga e Arbrit inicion një proces më afatgjatë dhe të konsoliduar mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. Ka vite që Komiteti i përbashkët Ekonomik nuk është mbledhur dhe ne kemi rënë dakord që të kemi një takim të komunitetit të përbashkët të bashkëpunimit ekonomik që të ristartojmë këtë komitet, qoftë drejt rrugës së zhvillimit qoftë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ne mbështesim anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, por nga ana tjetër kërkojmë avancimin e të drejtave të shqiptarëve përmes zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit." tha Ahmetaj

Neziri: Kompanitë maqedonase të prodhimit të barnave eksport në Shqipëri
Nga ana e tij, edhe Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Bekim Neziri theksoi domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.
 
Në këtë drejtim Neziri u shpreh i lumtur që në Shqipëri do të ndryshojë ligji i barnave dhe se kompanitë që prodhojnë barna në Shqipëri do të mund t’i eksportojnë ato drejt vendit tonë.
 
Po ashtu Neziri tha se do të ftojë të gjithë kompanitë e interesuara që të aplikojnë në qendrën e re industriale në Spitallë të Durrësit që do të hapet shumë shpejt.
 
“Sot filluam bisedën ku ngeci biseda në Berlin se ata që do të jenë shtysë në Ballkan dhe më gjerë, do të jenë Shqipëria dhe Maqedonia dhe koordinator Ministri shqiptar i Ekonomisë. Ministri më informoi se deri ku kanë mbërritur projektet e përbashkëta. Biseduam për shkëmbimin tregtar, që mbërrin deri në 95 milion euro, nuk mund të lavdërohemi dhe u pajtuam që në ardhmen ta përmirësojmë këtë shkëmbim tregtar dhe në takimin e ardhshëm. Sot vendosëm që vitin 2015 të konstituohet përfundimisht komiteti i dy vendeve, me qëllim zhvillimin ekonomik të dy vendeve. Në zonat ekonomike që janë të formuara në Maqedoni, mirëpo kolegu më informoi edhe për hapjen e një zone të re ekonomike në afërsi të Durrësit dhe më inkurajoi që të informoj të gjithë kompanitë që të aplikojnë për këtë zonë ekonomike. Një nga problemet  ka qenë që barnat që prodhohen në Maqedoni të eksportohen në Shqipëri. Prandaj me kënaqësi do t’i informoj kompanitë e bardhave për ndryshimin e ligjeve me qëllim eksportin e barnave në Shqipëri.Maqedonia dhe Shqipëria gjithnjë kanë pasur bashkëpunim ekonomik dhe kjo duhet të vazhdojë.” tha Neziri

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Përplasja në Këshillin Bashkiak, Tedi Blushi: Seanca ishte planifikuar për gjakderdhje! Veliaj ishte me anti-plumb, kishte njerëz të armatosur

Përplasja në Këshillin Bashkiak, Tedi Blushi: Seanca ishte planifikuar për gjakderdhje! Veliaj ishte me anti-plumb, kishte njerëz të armatosur