Ahmetaj: Ish-qeveria, 6 milionë
USD pa paguar, kompanisë celulare

Ahmetaj: Ish-qeveria, 6 milionë<br />USD pa paguar, kompanisë celulare
 TIRANË – Ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj ka “zbardhur” sot një nga borxhet e mëdha e të Qeverisë “Berisha”, 6 milionë dollarë USD, njërës prej kompanive celulare që operojnë në vend, akumuluar përgjatë 4 vjetëve, ndërkohë që në total, borxhi ndaj biznesit, është 600 milionë USD.

Këto “600 milionë dollarë”, - tha ai, - “ janë tvsh e parimbursuar, punë publike të bëra e të papaguara, shërbime qeveritare të papaguara, siç është për shembull pagesa ndaj kompanisë celulare."

Këto fakte, ministri Ahmetaj i dha në një takim me Dhomën Amerikanë të Tregtisë, e cila e organizoi me qëllimin që të dyja palët të njohin njeri -tjetrin dhe të bashkëpunojnë në
projekte.

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri është një organizatë private e biznesit e angazhuar për të ndihmuar në përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri si dhe në përmirësimin e imazhit të biznesit shqiptar në tregjet amerikane dhe ndërkombëtare.
 
AHMETAJ: DO FILLOJME NGRITJEN E KESHILLIT EKONOMIK KOMBETAR

Ministri Ahmetaj tha në fjalën e tij se "do të fillojmë ngritjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, në krye të cilit do jetë vetë Kryeministri dhe ministrat përkatës. Nga sipërmarrja, në krye të tij do jenë në rotacion, 5-6 sipërmarrës, në mënyrë që në atë tryezë të ketë zëra të ndryshëm në vazhdimësi, për debat,diskutim, vendimarrje me FMN-në, BEI-n, BERZH-in; aty do jetë edhe Guvernatori i Bankës, drejtues bankash etj.
 
Për ne është e qartë që ekonomia shqiptare nuk mund të rritet me borxhe; kjo ekonomi nuk përfiton më aq shumë remitanca sa ka marrë dikur; as eksportet nuik janë aq të forta. Atëherë, ku do të referohemi për zhvillim? Do referohemi tek sipërmarrja, duke krijuar një klimë të re me njeri tjetrin ku të dyja palët të mbështesin njeri –tjetrin. Ne do të vazhdojmë të zhbëjmë ato kontrata që janë firmosur në kundërshtim me interesat e publikut dhe të ligjit ndërsa, për të shmangur arbitraritetin, kompanitë shqiptare do të auditohen nga kompanitë e mëdha të kësaj fushe,"-përfundoi ministri.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë