Ahmetaj: Kemi gjetur gjuhën e
përbashkët me FMN për amnistinë

Ahmetaj: Kemi gjetur gjuhën e<br />përbashkët me FMN për amnistinë
Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka konfirmuar se është gjetur tashmë gjuha e përbashkët për FMN për aministinë fiskale.

Zbatimi i saj parashikon faljen e detyrimeve të vjetra doganore dhe tatimore të biznesit për periudhën deri në dhjetor 2010. Kurse për vitet 2011 deri në 2014 falja do të bëhet sipas një skeme që parashikon faljen e një pjese të detyrimeve apo penaliteteve. 

Do të jetë një fshirje në traditën e fshirjeve të borxheve deri në 31 dhjetor të 2010, ndërsa nga janari i 2011 deri në dhjetor të 2014 paguaj principalin që të të hiqen interesat dhe gjobat. Por për periudhën deri në 31 dhjetor të 2014. Për vitin 2015 dhe 2016 asnjë gjë nuk ndryshon, detyrimet e vëna, interesat e kalkuluara të gjitha do të mblidhen sipas mënyrës ligjore të deklaruar” tha ai.

Ministri nuk dha detaje mbi draftin që parashikon faljen e detyrimeve të prapambetura.

Deklaratat e Ahmetajt u bënë pas punimeve të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, ku u diskutua buxheti faktik 2015.

Sipas Ministrisë së Financave buxheti i këtij viti ka siguruar rritjen e qëndrueshme të ekonomisë, ndërsa opozita akuzoi se kjo rritje është vetëm në letër, dhe se borxhi publik ka arritur në nivele shumë të larta.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së