Ahmetaj: Klima e biznesit në vend, trend pozitiv
TIRANË, 28 Prill/ATSH/- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit e Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj deklaroi të martën se klima e biznesit në vend ka lëvizur në një trend pozitiv dhe kjo është evidentuar nga sipërmarrja e huaj e vendase. Gjatë një deklarate për shtyp, mbi publikimin e indekseve të klimës së biznesit në vendin tonë nga […]
/ATSH/- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit e Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj deklaroi të martën se klima e biznesit në vend ka lëvizur në një trend pozitiv dhe kjo është evidentuar nga sipërmarrja e huaj e vendase.
Gjatë një deklarate për shtyp, mbi publikimin e indekseve të klimës së biznesit në vendin tonë nga dy dhoma biznesi, ajo amerikane dhe ajo gjermane, anëtarët e së cilave ushtrojnë aktivitet në vendin tonë, ministri Ahmetaj vlerësoi se biznesi ka shfaqur besim tek reformat e ndërmarra nga qeveria.
"Indeksi i klimës së biznesit tregon një përmirësim të drejtpërdrejtë dhe një besim tek reformat që qeveria ka ndërmarrë. Punësimi në 2014 u rrit me mbi 83 mijë, ndërsa rritja ekonomike në vend llogaritet për vitin që lamë pas 1.9 %, ndër më të lartat në rajon, në kushtet kur kriza ekonomike globale ende nuk ka kaluar", theksoi ministri Ahmetaj.
Sipas tij, qeveria ka një plan prej 10 pikash për përmirësimin e ekonomisë në vend që kanë të bëjnë me rregullimin, formalizimin, liberalizimin, etj. Dy indekset me modesti, tha Ahmetaj, na kanë dhënë një përkrahje të drejtpërdrejtë, të pavarur. "Kjo do të thotë se reformat ekonomike e strukturore po funksionojnë, si dhe janë një reflektim i sfidave dhe elementëve që ne si qeveri e administratë duhet të përmirësojmë", deklaroi kreu i MZHETTS-së.
Ai informoi se qeveria ka dërguar në Kuvend 4 projektligje të rëndësishme që përmirësojnë ndjeshëm procedurat dhe mundësitë për sipërmarrjen shqiptare e të huaj. "Është ligji 'për investimet strategjke', i cili ka si qëllim rritjen e sigurisë kontraktuale e juridike të sipërmarrjes, adoptimin e një rruge të shpejtë në administratë për të përfituar kontrata, licenca apo kontrata të investimeve të huaja direkte. Është ligji i 'partneritet publik-privat', që rregullon procedurat, rrit transparencën, dhe ul kohën për arritjen e një marrëveshjeje nga 272 ditë në 140 ditë", nënvizoi ministri Ahmetaj.
Po ashtu, sipas ministrit Ahmetaj, një tjetër ligj është ai i "zonave ekonomike", përmes së cilit i jepet mundësia sipërmarrjeve nga vendi, rajoni e bota të përqëndrohen në një zonë ekonomike
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4357
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë
28 Janar, 22:32
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22