Ahmetaj: Kredia e FMN-së provë
besimi, rilindja e ekonomisë nisi 
 

Ahmetaj: Kredia e FMN-së provë<br />besimi, rilindja e ekonomisë nisi <br /> 
TIRANE- Miratimi i kredisë prej 330.9 milionë eurosh nga FMN për Shqipërinë, u cilësua sot si nisja e "Rilindjes ekonomike" të vendit nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj tha se kjo është një provë besimi nga partnerët ndërkombëtarë për reformat dhe modelin e ri ekonomik që qeveria po i  jep vendit

“Lufta pa kompromis kundër korrupsionit, krimit të organizuar më në fund zhbllokoi ndihmën e partnerëve tanë ndërkombëtarë. Ka nisur rilindja ekonomike e Shqipërisë”- tha Arben Ahmetaj sot në një prononcim për median nga ministria.
 
Ahmetaj vlerëson se marrëveshja është hap i rëndësishëm që do të ndiqet nga të gjitha masat e nevojshme që kjo qeveri ka premtuar "për të rikthyer rritjen ekonomike të vendit dhe shëndetshmërinë e ekonomisë shqiptare dhe besimin sipërmarrjes shqiptare"

Fondi Monetar Ndërkombëtar miratoi  dhënien e huasë prej  330.9 milionë euro për Qeverinë shqiptare, e cila do të jepet me këste për një periudhë 3-vjeçare. Vendimi është marrë nga Bordi Ekzekutiv i FMN-së, gjatë mbledhjes të zhvilluar ditën e djeshme në Washington. Burime zyrtare bëjnë të ditur se gjatë takimit nuk ka qenë i pranishëm asnjë zyrtar shqiptar. Në bazë të këtij vendimi, FMN-ja do të lëvrojë menjëherë nga kjo hua për Qeverinë shqiptare, shumën prej 26.4 milionë euro. Ndërkaq, në këtë kuadër priten fonde të tjera nga Banka Botërore dhe Bashkimi Europian.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin

VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin