Ahmetaj: Krijojmë një klimë biznesi
duhet të thithim investimet e huaja!

Ahmetaj: Krijojmë një klimë biznesi<br />duhet të thithim investimet e huaja!
TIRANE - “Thithja dhe shtimi i investimeve të huaja në Shqipëri përmes politikave lehtësuese.” Kjo ka qenë në qendër të deklaratave të Ministrit të Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj gjatë një conference të përbashkët për shtyp, të mbajtur ditën e sotme në Tiranë mes ministrave të ekonomisë së vendeve të rajonit të Ballkanit.
 
Në fjalën e tij Ministri Ahmetaj theksoi se reformat e ndërmarra ekonomike të qeverisë shqiptare synojnë lehtësimin për sipërmarrësit e huaj që të mund të vijnë dhe të investojnë në vendin tonë. Sipas Ahmetajt ligjet e miratuara po japin rezultatet e para në kuadër të krijimit të një klime biznesi të favorshme. Në këtë kontekst Ahmetaj nënvizoi dorëzimin në Komisionin Evropian të Planit Kombëtar të Reformave që synon të harmonizojë reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për krijimin e klimës së biznesit.
 
Po ashtu Ahmetaj u shpreh se Parlamenti shqiptar ka kaluar  një draft-ligj One Stop Shop që synon të mbështesë investitorët. Kthimi i kontratave me investitorët në ligj është një tjetër nismë e qeverisë që ka për synim garantimin e respektimit të kontratave.
 
“Më 31 janar 2015 ne dorëzuam në KE Planin Kombëtar të Reformave. Dua të them se kur kemi punuar këtë program kemi pasur parasysh të harmonizojmë ato reforma që ne kemi vendosur në themel të strategjisë sonë dhe që është në harmoni të plotë dhe instrument monitorimi me KE. Ky plan ka për qëllim krijimin e një klime biznesi. Brenda kësaj kemi kaluar në Parlament një draft-ligj për One Stop Shop që në mënyrën më korrekte t’i mbështesim investitorët në korsinë administrative për të marrë leje dhe për të realizuar investimet e tyre. Madje do të ketë edhe ligje të veçanta, pra kontratë e kthyer në ligj për të siguruar respektimin e kontratës. Lehtësimi i tregtisë që do të ndikojë në uljen e transaksioneve për biznesin. Shumë shpejt me qeverinë e Kosovës kemi ndërmarrë një aksion për zerimin e të gjitha pengesave jo tarifore duke respektuar rregullat për të pasur një treg të hapur për sipërmarrjen kosovare dhe shqiptare. Prioritet do të jetë rritja e transparencës. Dua të theksoj se ky është një moment i rëndësishëm edhe në rajon.” theksoi në fjalën e tij ministri Ahmetaj Fjala e plotë e ministrit Arben Ahmetaj

arben ahmetaj

Ahmetaj: 2014, viti i kthesës ekonomike me reforma të domosdoshme
Duke u ndalur në reformat e kryera në vitin e kaluar nga ana e qeverisë, Ahmetaj e cilësoi 2014 si vitin e kthesës ekonomike ku siç u shpreh ai nismat e ndërmarra nga qeveria kanë qenë të vështira dhe me dhimbje port ë domosdoshme për vendin.
 
Ministri i Zhvillimit Ekonomik nënvizoi rëndësinë e investimeve të huaja nisur edhe nga reformat e ndërmarra, siç tha Ahmetaj për të mbuluar boshllëkun që krijohet nga importet në vendin tonë.
 
"Hartimi dhe batimi i planit të masasve është hartuar nga qeveria dhe ne po zbatojmë masat e këtij plani veprimi. Viti 2014 ka qenë një vit i vështirë por ka qenë viti i kthesës ekonomike për Shqipërinë, ku qeveria mori një sërë masash të vështora dhe të dhimbshme port ë nevojshme. Reforma territoriale, reforma në sistemin energjitik, reforma e pensioneve. Qytetarët shqiptarë humbasin 150 milion dollarë çdo vit nga vjedhja e energjisë. Ajo çfarë ne bëjmë sigurisht që është e dhimbshme, porn ë fund nuk mund të ketë qytetarë që e paguajnë dhe qytetarë që nuk e paguajnë. Sot beteja për të reduktuar humbjet në rrjet vazhdon me sukses por është e domosdoshme për të thelluar më tej reformën. Po kështu edhe reforma e pensioneve do të ketë efektet e saj afatgjata. Ajo që bën sot garanton mundësinë për një jetesë normale por edhe të një bilanci ekonomik. Ne mbulojmë me eksporte 36% të importeve. Me çfarë e mbulojmë pjesën tjetër? Me investime të huaja, por pa një klimë biznesi, pa e kthyer në një vend që të thithë investime të huaja, sigurisht që ai boshllëk do të mbetet i pambushur dhe çdo investim që humbasim është ngarkesë tek qytetari. Kemi ndërruar qasje ndaj industrive, dhe kemi filluar të aplikojmë paketa me mbështetje sektoriale. Këto paketa ndikojnë në rritjen e eksporteve dhe shtimin e investimeve. Dua të sjell në mendje paketën e manifakturës. Rritëm eksportet me 160 milion vetëm në vitin e parë. Nuk është se kemi mbështetur industrinë duke hequr taksa por tek produktiviteti dhe sot Shqipëria mund të kthehet në qendër manifakture e Ballkanit dhe pse jo në Evropë." tha Ahmetaj

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Stafi i Harris: Rezultatet e shteteve kryesore do të shpallen nesër

Stafi i Harris: Rezultatet e shteteve kryesore do të shpallen nesër