Ahmetaj: Kthejmë qendrën e vjetër
të Gjirokastrës turistike në pedonale

Ahmetaj: Kthejmë qendrën e vjetër<br />të Gjirokastrës turistike në pedonale
GJIROKASTËR - Pronarët e subjekteve tregtare që ushtrojnë aktivitetin në zonën muzeale kanë qenë targetgrupi i radhës në fokus takimeve të kandidatë se Aleancës për Shqipërinë Evropiane për bashkinë e Gjirokastrës, Zamira Rami.

Kjo e fundit në këto takime shoqërohej nga ministri Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj, i cili theksoi se falë mbështetjes së qeverisë shqiptare dhe punës së bashkisë, Gjirokastra do kthehet një nga atraksionet turistike më të frekuentuara në vend. 

Ndjesia fantastike që morëm sot nga bizneset e Gjirokastrës është se në këto dy muaj është rritur fuqia blerëse, është rritur xhiro dhe festivali Gjirokastrës gjithashtu ka qenë një atraksion turistik qoftë për turistë të huaj, qoftë vendas. Projektet që kemi për Gjirokastrën kanë për qëllim kryesor zhvillimin ekonomik në turizëm, të këtij qyteti i cili është i rrallë, përfaqëson vlera unike tradicionale. Projekti i parë në qendrën e vjetër të qytetit është rregullimi i gjithë fasadave, kthimi i shkëlqimit të gurit dhe ngjyrës së bardhë, është projekti i rregullimit të çative gri, ashtu siç i përshkruan Kadare në "Kronikë në gur" dhe ashtu siç është në sytë e çdo shqiptari madhështia e qytetit dhe siç thonë dhe të gjithë qytetarët, kthimi i qendrës së vjetër të qytetit ne një pedonale; projekti e kthen qytetin në një qendër biznesi po ashtu, dhe në një qendër turistike. Projekti urban i unazës së re të qytetit që devijon trafikun dhe çliron qendrën, është i domosdoshëm, e kemi filluar dhe jemi të bindur që në dy vitet që vijnë, bërja e unazës do t'i kthejë qytetit pastërtinë dhe madhështinë e dikurshme. Unë jam i bindur që projekti i Zamira Ramit, jo vetëm që do të jetë projekti fitues për Gjirokastrën në këto zgjedhje, por është një projekt fitues për qytetarin. Është një projekt që ka në qendër qytetarin, kthimin e madhështisë së dikurshme të qytetit, kthimin në një destinacion turizmi por edhe integrimin e të gjithë zonave agro-bujqësore në funksion të turizmit, qoftë kulturor apo kulinar, i cili, në informacionin që marrim, është duke u kthyer gjithashtu në një atraksion turistik për vendas dhe të huaj”, u shpreh ministri Ahmetaj.

Ministri dhe kandidatja Rami kanë diskutuar me sipërmarrës të zonës edhe për problematikat me të cilat ata përballen aktualisht, ndërsa atyre iu premtua zgjidhje konkrete nga ana e kandidates.

“Ai që është problem për ne dyqanet e zonës këtu është kalimi i makinave. Edhe për turistët përbën problem, pasi nuk kanë ku kalojnë, nuk ndalojnë dot për të parë në dyqanet tona, nuk janë te qetë, pasi çdo gjë është e lidhur” - shprehet një tregtare. 

“Do të përpiqemi që me një guidë turistike të plotë të arrijmë të realizojmë një promovim të Gjirokastrës sepse duhet që turizmin ditor ta kthejmë në një turizëm të qëndrueshëm, që këto biznese të marrin më shumë jetë dhe të rriten në numër dhe Gjirokastra e këtyre ditëve të festivalit e mbushur plot me turistë të huaj dhe vendas të jetë Gjirokastra e gjithë vitit” – tha Rami.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Vlora nën ‘pushtetin’ e zjarreve! Shefi i Zjarrfikësve jep alarmin: S’kemi makina për të shuar flakët!

Vlora nën ‘pushtetin’ e zjarreve! Shefi i Zjarrfikësve jep alarmin: S’kemi makina për të shuar flakët!