Ahmetaj:Lehtësojmë procedurat
doganore e tatimore me Kosovën

Ahmetaj:Lehtësojmë procedurat<br />doganore e tatimore me Kosovën
Lehtësimi i procedurave doganore e tatimore Kosovë-Shqipëri, informacioni mbi eksport-importet, si dhe unififikimi i licensave e certifikatave për bizneset. Këto kanë qenë pikat ku u përqendrua vëmendja e takimit mes ministrit të Financave Arben Ahmetaj dhe homologut kosovar Avdullah Hoti. Ahmetaj tha se u diskutuan një sërë elementësh praktikë, operacionalë dhe ligjorë në kuadrin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

"Janë çështje të tjera operacionale të shkëmbimit të informacioneve qoftë të eksporteve, apo importeve, qoftë të tranziteve. Ka të bëjë me uljen e barrierave në të dyja anët, qoftë në terminalet doganore në anën kosovare qoftë në anën tonë. Ka dhe një sërë çështjesh të tjera që kanë të bëjnë me unifikimin e licensave, të certifikatave që e lehtësojnë jashtëzakonisht shumë punën e eksportuesvë dhe importuesëvenga të dyja palët," tha Ahmetaj.

ahmetaj-hoti

Pas takimit u bë me dije se Eksportet shqiptare janë rritur konsiderueshëm ndërsa importet e Kosovës në Shqipëri kanë një rënie të lehtë, shkak për të cilin Qeveria po adreson çdo pengesë të mundshme për lehtësimin e tyre.

"Ne besojmë se do të duhet ta adresojmë nëse ka, pengesa burokratike apo ato barriera tarifore që na pengojnë ne të kemi një shkëmbim tregtar si të ishim një treg i unifikuar, sepse në fakt do të duhet të ishim një treg i unifikuar” – u shpreh ministri i Financave.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501