Ahmetaj: Ligji i ri për Turizmin 
  guidat institucion i posaçëm

Ahmetaj: Ligji i ri për Turizmin <br />  guidat institucion i posaçëm
Ligji i ri i turizmit i cili pritet të kalojë në parlament të enjten e ardhshme, do të sanksionojë që guida turistike të konsiderohet institucion i posaçëm më vete. Kështu është shprehur nga Saranda ministri i zhvillimit ekonomik Arben Ahmetaj ndërsa ka shpërndarë certifikatat për 18 të rinj të trajnuar për guidat turistike.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj ka dorëzuar certifikatat për Guidat Turistike Lokale për 18 të rinj në Sarandë, të cilët kanë përfunduar me sukses kursin e trajnimit për guidat që përfshijnë qytetin dhe atraksionet turistike rreth tij. Ministri Ahmetaj u shpreh se ligji i ri i turizmit që kalon javën e ardhshme në parlament, e trajton guidën turistikë si një institucion më vete 

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit Auron Tare tha se guida bën diferencën e asaj eksperience që një i huaj por edhe një vendas përjeton kur viziton një qendër arkeologjike apo turistike.

Gjatë vizitës së tij në qytetin e Sarandës, Ministri Ahmetaj ndaloi edhe në Qafë-gjashtë për të inspektuar punën për vendosjen e sinjalistikës turistike, një tjetër masë e ndërmarrë në kuadër të planit për sezonin turistik 2015.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Frikë nga sulmet terroriste, Lojërat Olimpike nën masa të rrepta sigurie

Frikë nga sulmet terroriste, Lojërat Olimpike nën masa të rrepta sigurie