Ahmetaj: Marrëveshja e re
me FMN nga qeveria 'Rama 2'

Ministri i Financave e ka quajtur mjaft të suksesshme marrëveshjen tre vjeçare të Shqipërisë me FMN, ndërkohë që theksoi se marrëdhënia e mëtejshme me këtë institucion do të përcaktohet nga Qeveria Rama 2.
 
Në një takim me gazetarët, ai theksoi se Fondi Monetar Ndërkombëtar do të qëndrojë në Shqipëri edhe gjatë zgjedhjeve deri në nënshkrimin e marrëveshjes së re.
 
"FMN ka referuar marrëveshjen si një sukses të plotë, konfirmon të gjithë suksesin e reformave të tre viteve. Do të vazhdojmë që të punojmë me FMN, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve deri në fund të 2017 për të marrë më pas një vendim nga qeveria Rama 2" tha ai.
 
Dy ditë më parë Bordi i Drejtorëve miratoi dy këstet e fundit të kredisë 377 milionë euro akorduar Qeverisë Shqiptare, e shtrirë në një periudhë tre vjeçare.

dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë