"Qeveria sot bën një korigjim të rëndësishëm në sistemin fiskal për biodiezel-in, ose energjinë e gjelbër", deklaroi për mediat të mërkurën, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Arben Ahmetaj.
Sipas tij, regjimi fiskal aktual jo vetëm që nuk e ka promovuar energjinë e gjelbër, por ka qenë gropë e zezë në buxhet.
"Korigjimi i kësaj mase për biodiezel-in do të sjellë konkurencë të ndershme dhe mbështetje reale për prodhimin vendas të energjisë së gjelbër", tha Ahmetaj, duke siguruar se korigjimi fiskal është vetëm hapi i parë në mbështetje reale të energjisë së gjelbër.
Ligji për burimet e Rinovueshme të Energjisë hap një kapitull të ri në tregun shqiptar të energjisë dhe dritën jeshile investimeve vendase dhe të huaja. Sipas ligjit, në zbatim të Direktivës së BE "20-20-20", duhet që 20% e energjisë së konsumuar, të jetë nga burime të rinovueshme.
Në zonën industriale të Porto Romanos është ndërtuar një bio-rafineri, që prodhon kryesisht biodiezel nga viti 2011, ku produkti eksportohet, për shkak të mungesës së kuadrit ligjor përkatës. Deri tani, ERE ka licencuar mbi 15 kompani për prodhimin e energjisë nga era, ndersa ende nuk ka kompani të licencuara për prodhimin e energjisë diellore, edhe pse ka interes për park fotovoltaik nga investitorë të huaj dhe vendas.
ATSH
/Shqiptarja.com