Ahmetaj me 4 projekte në tryezën e
ministrave të Ekonomisë në Vienë

Ahmetaj me 4 projekte në tryezën e<br />ministrave të Ekonomisë në Vienë
VJENË - Është mbajtur tryeza e rrumbullakët e Ministrave të Ekonomisë në Samitin e Vienës, ku i pranishëm ishte edhe ministri jonë i Ekonomisë, Arben Ahmetaj.
Gjatë fjalës së tij, Ahmetaj është shprehur se qeveria shqiptare ka një inventarë të arritjeve të vitit të parë të kësaj nisme .

“Bashkëpunimi në infrastrukturë dhe energji, integrimi ekonomik dhe trajnimi profesional janë fushat që ne kemi më shumë në fokus” , - ka thenë ministri Ahmetaj.
Ahmetaj ka thënë se fizibiliteti i projekteve, është me rendësi themelore për llogaritjen e kostove dhe benefiteve.

Ahmetaj ka paraqitur 4 projekte në tryezën ekonomike të Samitit të Vienës:
-Caktimi i komisareve të ndërlidhësve  në rolin e koordinatoreve rajonale.

-Integrimi ekonomik rajonal si fazë që do t'i paraprije anetaresimit në BE.

-Financimi i projekteve, që sipas Ahmetajt janë mekanizma të rinj për financimin e fizibilitetit në bashkëpunim me instrumentet e Komisionit Europian dhe Bankës Evropiane të Investimeve.

- Po ashtu një projekt i rëndësishëm sipas Ahmetajt është edhe programi i përbashkët për trajnimit profesional sipas modelit austriak e atij gjerman.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin