Ahmetaj: Ministritë të përgatisin
listën e koncesioneve”
Zyra për shtyp e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes i është drejtuar të gjitha ministrive që kanë dhënë koncesione në fusha të ndryshme, të dërgojnë pranë MZHETS listën e plotë të tyre.
TIRANE- Zyra për shtyp e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes i është drejtuar të gjitha ministrive që kanë dhënë koncesione në fusha të ndryshme, të dërgojnë pranë MZHETS listën e plotë të tyre. “Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes është duke ndërmarrë një hulumtim të të gjitha koncesioneve që janë dhënë vitet e fundit, si institucioni përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e politikave për mbrojtjen e biznesit nga praktikat e pandershme, si dhe palë e interesuara për liberalizimin e tregut dhe përmirësimin e klimës së biznesit, thekson angazhimin e saj për reduktimin e këtyre praktikave dhe për sigurimin e konkurueshmërisë së barabartë të biznesit në çdo sektor”,- thuhet në njoftimin për shtyp të kësaj ministrie.
Ky vendim, sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, është ndërmarrë pas kërkesave dhe ankimimeve të disa bizneseve sipas të cilave janë dhënë një numër koncesionesh me parime të padrejta kundrejt konkurrencës së lirë si edhe me kompetenca që i vendosin bizneset përfituese të koncesioneve në kushte të pabarabarta, disa herë madje edhe në kushte dominuese ndaj aktorëve të tjerë në treg.
Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik Tregtisë dhe Sipërmarrjes bën të ditur se në momentin që lista e plotë e koncesioneve, së bashku me të gjithë paketat shoqëruese, do të jenë pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes do të ndërmerret një analizë e tyre. Nëse do të vërtetohen se kontratat mund të përmbajnë elementë të padrejtë ekskluziviteti, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik Tregtisë dhe Sipërmarrjes do të paraqesë para qeverisë kërkesat për heqjen e tyre.
Shkrimi u publikua sot (24.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.6%
-
Jo
62.6%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 1229
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministrja Pirdeni nënshkruan Planin e Veprimit në Budapest: Hungaria do të trajnojë nëpunësit shqiptarë për integrimin në BE!
28 Nëntor, 19:28
-
SHBA/ Arrestohet një burrë në Arizona që kërcënoi se do të vriste presidentin Trump dhe familjen e tij
28 Nëntor, 19:25
-
Dosja e Suel Çelës/ Flamur Vezaj nxjerr zbuluar Artan Hoxhën: Kurrë s’kam marrë favore, as s'kam pranuar ndërhyrje
28 Nëntor, 19:18
-
A do të dërgojë NATO ushtarë në Ukrainë? Mark Rutte: Do të sigurohemi që ukrainasit ta vazhdojnë këtë luftë
28 Nëntor, 19:08
-
Itali/ Vrau Nikolin Nikën pas sherrit në lokal, 62-vjeçari shqiptar lihet në burg: Mbrojta veten, më sulmoi! (EMRI)
28 Nëntor, 19:01
-
Petro Koçi në Report Tv: Berisha skenar ogurzi si i ’97-ës, fshihet pas qeverisë teknike! Protestë me akte guerrile, duhet të gjykohet edhe për 21 janarin
28 Nëntor, 19:01
-
Amerikanët festojnë Ditën e Falenderimeve, ja çfarë simbolizon kjo festë
28 Nëntor, 19:01
-
Francë/ U shkatërrua nga flakët rreth 5 vite më parë, rihapet 'Notre-Dame'! Ja kur do të pres vizitorë katedralja historike e restauruar
28 Nëntor, 18:48
-
I emëruar i Trumpit për emigracionin mbikqyri një valë deportimesh në të kaluarën
28 Nëntor, 18:37
-
Ukrainë, lufta dhe pasiguria ndikojnë tek rënia e popullsisë
28 Nëntor, 18:33
-
Demush Shasha: Pozicioni më i rëndësishëm amerikan
28 Nëntor, 18:30
-
Partia e Lirisë kërkon shtimin e mbi 45 mld lekëve për Buxhetin 2025! Xhixho: Depozituam 11 amendamente në Kuvend, buxheti i Ramës për oligarkët
28 Nëntor, 18:27