Ahmetaj-Moskovski: Bashkëpunimi
 ekonomik me Bullgarinë konkret     

Ahmetaj-Moskovski: Bashkëpunimi<br /> ekonomik me Bullgarinë konkret 

 

 
TIRANE - Shqipëria dhe Bullgaria kanë firmosur ditën e sotme Protokollin e Bashkëpunimit në kuadër të Sesionit të 6 të bashkëpunimiy ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve.
 
Në një konferencë të përbashkët, Ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj së bashku me Ministrin bullgar të Transportit, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit Ivaylo Moskovski theksoi se ka ardhur koha që aspektet teknike të marrëveshjes të kalojnë në praktikë.
 
Në këtë kuadër, Ministri Ahmetaj tha se mes palëve është diskutuar një rritje e kolektivitetit dhe shkëmbimeve ndërmjet dy vendeve, me projekte të përbashkëta dhe me rëndësi për ekonominë e të dyja vendeve. Në mesin e këtyre projekteve, Ahmetaj nënvizoi projektin e korridori të tetë si dhe rrugën e Arbrit, si dy ura lidhëse mjaft të rëndësishme për vendin tonë.
 
"Sesioni i sotëm është i rëndësishëm sepse u fokusua në marrëdhëniet dypalëshe për të cilën ne ndamë bindjen se mund të arrihet më shumë në terma sasiorë dhe cilësorë. Së bashku me ministrin firmosëm protokollin e sesionit të 6, dhe besoj se është detyrë e të dyja qeverive të kalojnë në aspektin kokret të zbatimit të këtij protokolli. Së fundmi folëm për kontektivititetin, qoftë në logjikën e procesit të Berlinit, qoftë në logjikën e fundit të KE. E informova për rolin q ka Shqipëria në rajon në aspektin e kolektivitetit. Biem dakord që korridori 8 është tejet i rëndësishëm për lidhjen fizike ndërmjet dy vendeve tona. Por gjithashtu e informova se iniciativa e rrugës së Arbrit është një iniciativë tejet efektive për dy vendet tona, dhe në aspektin afatmesëm të porteve në Detin e Zi. Duke konkluduar unë besoj se edhe për shkak të tipologjisë së dy vendeve unë besoj se ne mund të mësojmë nga Bullgaria si vend i BE në shumë aspekte. Në aspektin e politikave të zhvillimit të SMEVE, nxitjen e inovacionit, mbrojtjen e konsumatorit dhe mbikëqyrjes së tregut." tha në fjalën e tij Ministri Ahmetaj.Fjala e plotë e ministrit Arben Ahmetaj


Moskovski: Qeveria shqiptare ka bërë përparime të dukshme
Ministrin i Transporteve, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Bullgarisë, Ivaylo Moskovski tha se qeveria shqiptare ka bërë përparime të dukshme. Moskovski theksoi se zonat e lira ekonomike në portet shqiptare kanë një interes të madh tek investitorët në Bullgari

"Më lejoni t’ju përmend që në mandatin e mëparshëm kam qenë disa herë në Shqipëri dhe dua t’ju përgëzoj dhe t’ju uroj suksese të mëtejshme, pasi unë pashë që keni bërë përparime të dukshme. Gjatë dy viteve të fundit dy shtetet tona së bashku me vendet e Ballkanit dhe gjithë Europës kanë kaluar një periudhë të vështirë për ekonominë, periudhë me probleme të mëdha.Në diskutimet me ju dhe kolegët tuaj sot, vumë theksin tek qëndrueshmëria e ekonomive tona, si dhe tek përmirësimi për të gjithë treguesit ekonomikë, atje ku është e nevojshme. Ne ju mbështesim për të realizuar sa më shumë projekte të integruara, sepse të gjitha projektet e përbashkëta, mund të realizohen në kuadër të Korridorit 8, në portet e dy vendeve tona, pse jo edhe në lidhjen ajrore midis Sofjes dhe Tiranës.Duke i vështruar nga jashtë këto janë projekte me rëndësi për rajonin tonë. Zonat e lira ekonomike që keni në plan të realizoni në portin tuaj do të kenë një interes të madh tek investitorët në Bullgari, dhe jam i bindur se ne me siguri do jemi pjesë e këtij projekti. Uroj që gjatë punës sonë të përbashkët të realizojmë gjëra që njerëzit mund ti shohin. Me siguri gjatë muajve të ardhshëm do të realizojmë të kemi bashkëpunime midis agjencive për investime të të dy shteteve, pasi ne mund të punojmë edhe më shumë në fushën e turizmit, për shkëmbim të turistëve, pasi në të dyja vendet kushtet për turizëm, janë të mrekullueshme. Unë ju siguroj mbështetjen bullgare qoftë në Bruksel qoftë në ndonjë vend tjetër ku jemi në gjendje t’ju japim mbështetje. Jam i bindur se duke punuar së bashku mund të bëjmë hapa përpara", deklaroi Moskovski. 


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Fatos Tarifa: Gomëdjegësit opozitarë

Fatos Tarifa: Gomëdjegësit opozitarë