Ahmetaj në Gjirokastër/Libohovë:
72 orë na ndajnë nga fitorja

Ahmetaj në Gjirokastër/Libohovë:<br />72 orë na ndajnë nga fitorja
Në  takimin përmbyllës të fushatës elektorale në qytetin e Libohovës dhe Gjirokastrës ministri Ahmentaj u bëri thirrje banorëve të votojnë sepse kanë vetëm 72 orë kohë drejt fitores. Në fjalën e tij drejtuar të rinjve, ministri i falenderoi ata për mbështetjen qe i kanë dhënë të dyja kandidateve të cilat, sikurse tha Ahmetaj, do ta ndryshojne Gjirokastrën dhe Libohovën dhe ne drejtimin e tyre, te dyja qytetet jane ne duar te sigurta.

"Jane 72 ore qe na ndajne nga fitorja e ASHE, nga fitorja e Zamires dhe fitorja e Luizes. Me 23 qershor 2013, ky qytet dhe ky qark i tregoi te gjithe Shqiperise cdo te thote rilindje.‎ Me 21 qershor, serish ky qytet,  do t'i tregoje te gjithe Shqiperise drejtimin e duhur, duke votuar Zamira Ramin dhe Luiza Mandin, Eshtë në nderin tonë, të cdo qytetari te bashkisë së re të Gjirokastres, te bashkise se re te Libohoves qe keto 72 ore t'ia dedikoje Zamires, Luizes, Aleances per Shqiperine Europiane dhe numrit 23.

Kemi rruge te gjate se bashku keshtu sic jemi, ne rrugen e rilindjes se qytetit te Gjirokastres, ne rrugen e rilindjes se qytetit te Libohoves. Ju jeni forca qe konfirmoni reforma te domosdoshme, qe kthejne besimin e qytetarve, besimin tek politika dhe duhet te rikonfirmohen ne vazhdim me 21 qershor per Zamiren dhe Luizen, nuk do pushoj se permenduri, qe cdo sec te ketyre 72 oreve ta kalojme duke punuar, duke mbeshtetur Zamiren dhe Luizen",- 
perfundoi  Ministri.
 
Duke falenderuar te rinjte per pjesemarrjen e tyre aktive ne fushate, Kandidatja e ASHE per Bashkine Libohove Luiza Mandi tha se te rinjte jane nje themel i rendesishem ne programin e saj per t'i dhene Libohoves drejtimin e duhur.
 
"Kur rinia eshte ne drejtimin e duhur, te gjitha gjerat shkojne ne drejtimin e duhur, ndaj ne jemi te sigurt se fitorja me 21 qershor do te jete spektakolare. Se bashku do te dime te ndertojme, ne 4 vitet e ardhshme, Gjirokastren qe meritojme" - u shpreh Zamira Rami, Kandidatja e ASHE per Bashkine e Gjirokastres.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
 
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Jam Pjerin Ndreu’, 3 mashtruesit i marrin 15 mijë euro biznesmenit Ylli Ujka! 2 në pranga, 1 në kërkim (EMRAT)

‘Jam Pjerin Ndreu’, 3 mashtruesit i marrin 15 mijë euro biznesmenit Ylli Ujka! 2 në pranga, 1 në kërkim (EMRAT)