Ministri shqiptar i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, shpjegoi rolin e këtij dikasteri në hartimin e një strategjie të zhvillimit ekonomik, që do të krijojë, mes të tjerave, edhe kuadrin e duhur institucional dhe financiar, për t’u dhënë ndërmarrjeve të mesme e të vogla mbështetje thelbësore, ndërkohë që theksoi rëndësinë që ka për vendin nxitja e investimeve të huaja.
Zbatimi i plotë i detyrimeve në CEFTA është i lidhur ngushtë me procesin e integrimit evropian, sidomos për vendet e Evropës Juglindore, tha ai. Ahmetaj foli dhe për bashkëpunimin energjetik. Kreu i MZHETS zhvilloi takime me homologun Varga dhe Szijjártó, bashkëkryetar i Komitetit të Bashkëpunimit Ekonomik Shqiptaro-Hungarez.
Shkrimi u publikua sot (26.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)