Ahmetaj në Kinë, çon në nivele
të reja bashkëpunimin ekonomik
Ministri i Ekonomisë , në vijim të vizitës zyrtare në Kinë, zhvilloi një takim bilateral me ministrin e Tregtisë së Kinës, Gao Hucheng, në kuadër të konferencës ministeriale për promovimin e tregtisë dhe bashkëpunimit ekonomik mes Kinës dhe vendeve të Europës Qëndrore dhe Lindore. Hucheng tha se volumi i tregtisë mes vendeve është rritur vazhdimisht në vitet e fundit
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, në vijim të vizitës zyrtare në Kinë, zhvilloi një takim bilateral me ministrin e Tregtisë së Kinës, Gao Hucheng, në kuadër të konferencës ministeriale për promovimin e tregtisë dhe bashkëpunimit ekonomik mes Kinës dhe vendeve të Europës Qëndrore dhe Lindore.
Ministri Hucheng shprehu kënaqësinë për progresin që është bërë në kuadër të bashkëpunimit ekonomik dhe bashkëpunimit mes bizneseve të dy vendeve, duke theksuar që volumi i tregtisë mes tyre është rritur vazhdimisht në vitet e fundit.
Ministri Hucheng foli për eksplorimin që po bëhet për mundësitë mbi përfshirje në projekte ndërtimi dhe theksoi se një kompani kineze sapo ka blerë 51 për qind të aksioneve të një kompanie turke në Shqiperi. Ai u shpreh i kënaqur me progresin që po bëhet në tregti dhe bashkëpunim ekonomik dhe shprehu vlerësimin për historinë dhe traditën e dy vendeve në lidhjet tregtare mes tyre. [Ahmetaj-takim me ministrin e Tregtise se Kines (2)]
Ministri Ahmetaj falendëroi për mirëpritjen në Ningbo dhe theksoi rëndësinë që ka për Shqipërinë rritja e bashkëpunimit ekonomik me Kinën. “Jemi të lumtur të dëgjojmë që pas takimit të dy kryeministrave tanë në Rumani, lidhjet ekonomike mes nesh janë intensifikuar”, tha Ahmetaj. Ai pohoi se volumi tregtar mes dy vendeve është rritur por, sipas tij, ka akoma shumë mundësi për të eksploruar dhe për të rritur import-eksportet.
Ministri Ahmetaj tha se Shqipëria ndodhet në një moment të mirë ekonomik të saj dhe kompanitë kineze mund ta përdorin Shqipërinë për tu zgjeruar jo vetëm brenda territorit të saj, por në gjithë rajonin e Ballkanit dhe më gjerë. Përsa i përket blerjes së aksioneve nga kompania turke e kromiumit, ministri Ahmetaj tha se kjo ka dhënë një sinjal pozitiv tek pala shqiptare mbi interesin e Kinës në Shqipëri. Ministri vuri theksin në disa projekte madhore infrastrukturore të cilat do të ishin projekte me interes për Kinën, si: Rruga e Arbrit, Autostrada e Kaltër, Porti i Shëngjinit, hekurudhat, apo edhe projekte të tjerë në sektorët e energjisë, bujqësisë dhe kultivimin e peshkut.
Gjithashtu, ministri Ahmetaj propozoi hartimin e një memorandumi bashkëpunimi për transportin detar, propozim që u prit pozitivisht nga ministri Hucheng, i cili u shpreh i gatshëm për forma inovative të bashkëpunimit dhe siguroi së pala kineze do sjellë propozime konkrete gjatë muajit qershor.
Në fund të takimit, ministri i Tregtisë së Kinës inkurajoi kompanitë kineze dhe ato shqiptare të marrin pjesë në panairet që do të zhvillohen në të dy vendet dhe tha se qeveria inkurajon kompanitë kineze të investojnë në Shqipëri në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.
“Inkurajojmë bizneset shqiptare të marrin pjesë në panaire për të promovuar tregtinë dhe investimet. Ne ju sigurojmë përpjekjet tona për të përmbushur çdo guideline të Nismës Kinë – EQL”, tha z. Gao Hucheng/ ATSH/
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4377
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Partizani/ Kushtetuesja rrëzon pretendimet e Malltezit për proces të parregullt ligjor: Arresti në shtëpi, pas dyshimeve të arsyeshme për përfshirjen e tij në aferë
15 Janar, 18:50