Ahmetaj: Në mandatin e dytë ulim në
60% borxhin, 2017 test për reformat

Ahmetaj: Në mandatin e dytë ulim në<br />60% borxhin, 2017 test për reformat
Ministri i Finacave, Arben Ahmetaj në prezantimin e buxhetit të ri të  2017 deklaroi se prioritet do të kenë reformat dhe investimet, ndërsa akuzoi opozitën se vendi vuajti pasojat e asaj që ata lanë pas kur u larguan nga pushteti në vitin 2013.
 
Ahmetaj thekoi se qeveria i ka mbajtur premtimet për taksën progresive dhe uljen e borxhit publik, i cili në mesin e mandatit të dytë do të ulet në 60%.
 
"Në 2013 gjetëm një shtet të falimentar. Të njëjtët njerëz po bëjnë një tentativë të dështuar për të marrë dhe falimentuar sërish Shqipërinë, por është ëndërr.
 
Ky është buxheti më i madh, rrit konsumin për familjarët. PD ka tmerr nga taksa progresive, ishte flamuri ynë i betejës.
 
97% e të punësuarve pësuan ulje, u kthyem 440 mln dollarë mbrapsht. Ne ndahemi nga qeveria e vjetër nga taksa progresive.
 
Viti tjetër është një test për shumicën për premtimet e mbajtura. Përsa i përket borxhit publik, e morët 58% e latë 70.4%, një pjesë tentuat ta fshehnit.
 
Ndërsa qeveria në 3 vite ka bërë një ulje graduale pozitive të borxhit publik, duke mbajtur sërish premtimin.
 
Nuk kemi krijuar borxh të ri publik. Vendosëm rregullin fiskal, që asnjë qeveri të mos e rrisë më borxhin, por është e detyruar që ta ulë derisa ta cojë 45%.
 
Brenda mandatit të dytë borxhin publik do ta cojmë 60%
" deklaroi ai.
 
Ndërsa i është drejtuar opozitës duke e akuzuar se jeni parti e të pasurve, por i keni shkelur.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS