Ahmetaj: Në ndryshim nga Greqia
Shqipëria nuk rrezikon të ketë krizë

Ahmetaj: Në ndryshim nga Greqia<br />Shqipëria nuk rrezikon të ketë krizë
TIRANË - Shqipëria nuk do të ndjekë shembullin grek në lidhje me ekonominë, duke i qëndruar larg krizëz. Sipas Ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj vendi fqinj për pak e preku falimentin nga fakti që nuk bëri reforma, ndryshe nga ajo që po bën qeveria shqiptare.

Ahmetaj renditit edhe raportet ndërkombëtare që tregojnë rritjen e ekonomisë shqiptare. 

Arsyeja kryesore se përse patëm fitore në 21 qershor është edhe ekonomia. Më vjen keq që Blushi ju referua ekonomisë si një sektor në rënie. Unë jam dakord se ekonomia nuk është vetëm rozë. Ne jemi rritur në tre mujorin e parë të këtij viti 2.88 %. Janë krijuar shumë vende të reja punë në sektorin jo bujqësor. Ekonomia jonë ka arritur të absorbojë në mënyrë shumë të mirë krizën greke. Në të gjitha vendet e rajonit pagat janë ulur ndërsa në vendin tonë nuk ka ndodhur kjo dhe kjo falë edhe taksës progresive. Në 2014 në vendin tonë janë krijuar 16 mijë  kompani të reja. Në 2014 kanë ardhur 948 kompani të reja të huaja në vendin tonë. 258 milion euro rekord i shifrës në ekonomi. Ekonomia ka qenë një nga faktorët kryesorë në fitimin e zgjedhjeve të 21 qershorit. Të gjitha reformat që ne kemi ndërmarrë në këto dy vite kanë funksionuar dhe kanë dhënë efektet e tyre direkte dhe indirekte”, - tha Ahmetaj.

Deklaratat e ministrit Ahmetaj erdhën si kundërpërgjigje pas kritikave që vijnë si nga brënda të majtës dhe nga opozita për gjendjen ekonomike të vendit.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, mjekja Dollenberg: Shokuese, bluzat e bardha s’mund të bëjnë pazar me pacientët me kancer

Skandali te Onkologjiku, mjekja Dollenberg: Shokuese, bluzat e bardha s’mund të bëjnë pazar me pacientët me kancer