Artikulli shkruan gjithashtu për iniciativat që ofron ligji i ri për turizmin, për tërheqjen e investimeve në industrinë e turizmit me qëllim modernizimin e sektorit. “Qëllimi ynë tani është ta kthejmë Shqipërinë në një nga destinacionet më tërheqëse në Mesdhe” – thotë Ministri Ahmetaj. “Të sjellim investitorë cilësorë është prioriteti ynë. Ne kemi nevojë ta ngremë sektorin e turizmit në një nivel tjetër, sa i përket mikpritjes dhe cilësisë së shërbimit, në një nivel të denjë për bukuritë që ofron vendi ynë. Shqipëria është Evropa e pazbuluar që lë gjurmë të gjata tek gjithkush e viziton atë”, – përfundon Ministri.
/Shqiptarja.com












