Ahmetaj:Në 2 vitet e fundit njohëm 
shifra rekord investimesh të huaja

Ahmetaj:Në 2 vitet e fundit njohëm <br />shifra rekord investimesh të huaja
Opozita ka ngritur shqetësimin se investitorët po largohen nga shqipëria drejt vendeve të tjera dhe keto largime kapin shifrën e 78 mln eurove. Ky konstatim erdhi nga deputeti RepubliKan Fatmir Mediu, në Komision e Ligjeve, teksa ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj prezantonte Projektligjin “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”.
 
Por nga ana tjeter vetë Ahmetaj shpjegoi se numri i hyrjeve të investimeve është me i madh se ai i largimeve. 

“2 vjetët e fundit kane njohur shifra rekord të investimeve të huaja ku nuk përfshihen privatizimet. Nuk është një shifër alarmante sepse hyrja neto është pozitive, hyrja neto e investimeve të huaja është në rritje”,- tha Ahmetaj.

Referuar këtij projektligji, kryetari i komisionit Fatmir Xhafa ndau vlerësimin e tij pozitiv mbi këtë draft, nuk hezitoi të përcillte edhe mendimin e tij personal se si mund të ishme më i mire ky projektligj 

“Historia 22 vjeçare në shumicën e rasteve në zhvillimin e territorit në dorë të njësive vendore ka treguar që është influencuar nga interesa të vogla përtej zhvillimit të qendrueshëm të turizmit. Është njëlloj sikur le të themi që, po të sjell një shembull fatkeqsisht e kemi akoma në shqipëri një shembull të atill po po të jet Porto Montenegro, në kufi të Montenegro është një kioskë turistike që shkatërron gjithë atë investim qindra milion dollar. Kjo është logjika, është pëlqim nuk është leje”, tha Xhafa.
 
Në këtë seance komisioni mori në shqyrtim edhe projektligjin për turizmin, për të cilin deputeti i Partisë Socialiste hodhi vrejtje duke thënë se po i merren kompetencat pushtetit vendor duke mos i lënë hapsirë. 

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Vlora nën ‘pushtetin’ e zjarreve! Shefi i Zjarrfikësve jep alarmin: S’kemi makina për të shuar flakët!

Vlora nën ‘pushtetin’ e zjarreve! Shefi i Zjarrfikësve jep alarmin: S’kemi makina për të shuar flakët!