Ahmetaj në Fier: Procedura më
të thjeshtëzuara për tatimpaguesit

Ahmetaj në Fier: Procedura më<br />të thjeshtëzuara për tatimpaguesit
Biznesi i madh do të jetë në fokus të fazës së dytë të aksionit kundër informalitetit, por nuk do të lihet jashtë edhe biznesi i vogël. Kështu ka deklaruar nga Fieri, Ministri i Financave Arben Ahmetaj në një takim me autoritetet fiskale të qytetit.

“Do të fokusohemi me kampione, tek i madhi dhe tek I vogli, dhe sigurisht me kampione edhe sipas rajoneve dhe është modestia në sjelljen me tatimpaguesit ajo që do të na bëjë të jemi qoftë profesionalë, qoftë këmbëngulës,” ka thënë Ahmetaj.

Sa i përket përmirësimit të klimës së biznesit, Ahmetaj u ndal në disa element të tjerë të planit operacional kundër informalitetit.

“Ne po rishikojmë disa elemente të ligjit të procedurave tatimore dhe sërish do t’ia japim të drejtën sipërmarrjes me ligj, që të vetëkorrigjojë përgjegjësinë tatimore përpara se tatimet të kenë ardhur për kontroll. Sot ne kemi krijuar në Ministrinë e Financave grupin e punës të procedurave administrative. Një grup i cili do të ulet, në bashkëpunim edhe me sipërmarrjen, do të hartojë procedura më të thjeshtësuara, duke u bazuar në eksperiencën e tyre,” ka shpjeguar ministri.

Ahmetaj po ashtu është shprehur se së shpejti Ministria e Financave do të lançojë një aplikacion që do të quhet tatimpaguesi dixhital. Përmes këtij aplikacioni, qytetarët mund të komukojnë me tatimet dhe doganat nga celulari përmes qendrës operative në Ministrinë e Financave, sipas tre kategorive kryesore që janë sugjerim, pyetje dhe denoncim.

Ministri i Financave u bëri thirrje sipërmarrësve që të dërgojnë propozimet dhe sugjerimet e tyre në lidhje me procedurat administrative qoftë në tatime dhe dogana, në mënyrë që ato të implementohen në paketën proceduriale që do të publikohet në 20 qershor, e cila do të jetë paketa e vetme fiskale.

Sa i përket taksave, Ahmetaj bëri me dije se ato nuk do të ndryshojnë.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Hamas dhe Fatah, marrëveshje në Pekin për qeveri pajtimi, dy fraksionet rivale palestineze! Angazhim pas luftës në gaza

Hamas dhe Fatah, marrëveshje në Pekin për qeveri pajtimi, dy fraksionet rivale palestineze! Angazhim pas luftës në gaza