Ahmetaj në Kinë për bashkëpunimin
ekonomik,u diskutua 'Rruga e Arbrit'

Ahmetaj në Kinë për bashkëpunimin<br />ekonomik,u diskutua 'Rruga e Arbrit'
TIRANE- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, gjatë vizitës zyrtare në Kinë, zhvilloi një takim bilateral me ministrin e Tregtisë, Gao Hucheng, në kuadër të konferencës ministeriale për promovimin e tregtisë dhe bashkëpunimit ekonomik mes Kinës dhe vendeve të Europës Qëndrore dhe Lindore.

Ministri Hucheng shprehu kënaqësinë në progresin që është bërë në kuadër të bashkëpunimit ekonomik dhe bashkëpunimit mes bizneseve të dy vendeve, duke theksuar që volumi i tregtisë mes tyre është rritur vazhdimisht në vitet e fundit. Ministri Hucheng foli për eksplorimin që po bëhet për mundësitë mbi përfshirje në projekte ndërtimi dhe theksoi një kompani kineze sapo ka blerë 51 për qind të aksioneve të një kompanie turke në Shqipëri. Ai u shpreh i kënaqur me progresin që po bëhet në tregti dhe bashkëpunim ekonomik dhe shprehu vlerësimin për historinë dhe traditën e dy vendeve në lidhjet tregtare mes tyre.

Ministri Ahmetaj falendëroi për mirëpritjen në qytetin Ningbo, pranë Shangait dhe theksoi rëndësinë që ka për Shqipërinë rritja e bashkëpunimit ekonomik me Kinën. “Jemi të lumtur të dëgjojmë që pas takimit të dy kryeministrave tanë në Rumani, lidhjet ekonomike mes nesh janë intensifikuar", tha Ahmetaj.

Ministri vuri theksin në disa projekte madhore infrastrukturore të cilat do të ishin projekte me interes për Kinën, si: Rruga e Arbrit, Autostrada e Kaltërt, Porti i Shëngjinit, Hekurudhat, apo edhe projekte të tjerë në sektorët e energjisë, bujqësisë dhe kultivimin e peshkut.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 8 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Simpsons parashikuan kandidaturën e Kamala Harris?

Simpsons parashikuan kandidaturën e Kamala Harris?