Ahmetaj në Tepelenë dhe Libohovë:
Rikonfirmojmë fitore si 23 qershori

Ahmetaj në Tepelenë dhe Libohovë:<br />Rikonfirmojmë fitore si 23 qershori
GJIROKASTER - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj zhvilloi sot takime me qytetarë në Tepelenë dhe në fshatin Bulo të Libohovës. Në dy takimet e zhvilluara në qarkun e Gjirokastrës, ministri Ahmetaj promovoi dy kandidatët, Tërmet Peçin në Tepelenë dhe Luiza Mandin në Libohovë.

Në Tepelenë gjatë takimit me qytetarët, Ahmetaj tha se do përsërisin fitoren e zgjedhjeve të përgjithshme. “Ky është qyteti që i ka sjellë PS, LSI dhe Aleancës për Shqipërinë Europiane 3 nga 4 deputetët që dolën nga ky qark për aleancën tonë në zgjedhjet e 2013. Ne do të përsërisim të njëjtën fitore me 21 qershor.

Katër projekte të reja do të fillojnë shumë shpejt në qytetin tuaj, falë mbështetjes së drejtpërdrejtë të Kryeministrit Rama dhe falë punës shumë të mirë të Termetit”, theksoi ministri gjatë fjalës së tij. Ahmetaj shtoi gjithashtu se në këtë qytet janë hapur mundësi të reja punësimi me afrimin e dy kompanive të reja fasone ku janë të punësuar 150 punonjës në secilën prej tyre.

Kurse gjatë bashkëbisedimit me banorë të fshatit Bulo në Libohovë, Ahmetaj dhe kandidatja Luiza Mandi diskutuan për projektin e rrugës së fshatit dhe ujësjellësin.

“Luiza Mandi është drejtimi i duhur për Libohovën. Për dy projektet do të bëhet një studim në bashkëpunim me Fondin Shqiptar për Zhvillim për të filluar sa më shpejt projektin”, u shpreh ministri i ZHETTS, Arben Ahmetaj.


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Vlora nën ‘pushtetin’ e zjarreve! Shefi i Zjarrfikësve jep alarmin: S’kemi makina për të shuar flakët!

Vlora nën ‘pushtetin’ e zjarreve! Shefi i Zjarrfikësve jep alarmin: S’kemi makina për të shuar flakët!