Ahmetaj në Vjenë, diskuton për sfidat e ekonomisë në Ballkan

TIRANË - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj po merr pjesë në Vjenë, në konferencën e organizuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Kombëtare Austriake me temë "Ballkani Perëndimor, 15 vite tranzicion".
Në një postim në rrjetin social "Facebook",  Ahmetaj bëri të ditur se pjesë e konferencës do të jenë diskutimet mbi tranzicionin ekonomik gjatë këtyre 15 viteve, arritjet dhe sfidat e së ardhmes.
"Në Vjenë, në konferencën e organizuar nga FMN dhe BKA, 'Ballkani Perëndimor, 15 vite tranzicion', arritjet dhe sfidat që ende shtrihen përpara", shkruan Ahmetaj./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare