Për tremujorin e parë të 2016, ekonomia shqiptare është rritur me 2.9%, gjë që, sipas Ministrisë së Financave, mund të bëjë të mundur një rritje vjetore prej më shumë se 3.4%, e parashikuar fillimisht nga Qeveria. Në një takim me gazetarët, Ahmetaj u shpreh mjaft optimist për tejkalimin e pritshmërive për rritjen ekonomike. Ai nënvizoi se kjo është mëse e mundur nëse ekonomia shqiptare nuk do përballet me aksidente të brendshme apo të importuara politike.
''E theskoj sërish që i kemi të gjitha gjasat që të kalojmë përtej 3,4-ës. Unë jam shumë optimist se nëse gjërat dp të jenë kështu siç janë sot, pa aksidente politike lokale, rajonale dhe globale ekonomia shqiptare ka për të kërcyer mbi 3,4 % në vitin 2016 dhe patjetër gjasat janë që viti 2017 të jetë një vit akoma më i mirë ekonomik me një rritje 4%'', tha ministri.
Ahmetaj u ndal dhe te rishfaqja e detyrimeve të prapambetura. Ai tha se çdo institucion që do akumulojë borxhe ndaj biznesit do të përballet me ngrirjen e fondeve për projekte, të cilat do përdoren për shlyerjen e faturave të papaguara ndaj biznesit. Ahmetaj u ndal edhe te dy amnistitë që ka ndër mend të zbatojë qeveria në vijim: atë mbi detyrimet e bizneseve te tatimet, si dhe mundësia për të rivlerësuar pasuritë e paluajtshme. Ai tha se bizneseve do t’u falen detyrimet para vitit 2011, ndërkohë që pas këtij viti do mund t’u zbriten deri 30% në rast se paguajnë 70% të debive.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO