Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, sikurse konfirmohej edhe dje në raportin e publikuar nga Komisioni Evropian për Shqipërinë, u shpreh sot në komisionin parlamentar të ekonomisë se niveli i borxhit publik vazhdon të jetë i lartë dhe mbart rreziqe.

Ahmetaj tha se qeveritë duhet të ndërmarrin vetëm programe të atilla që e çojnë borxhin publik në nivelin e 45 përqind të prodhimit të brendshëm bruto.

Ministri deklaroi se deri në vitin 2020 synimi i qeverisë është që borxhin ta uli në nivelin 60 përqind të PBB-së.

s.k/Shqiptarja.com