Ahmetaj: Nuk do të ketë rritje
taksash për biznesin në 2017-ën

Ahmetaj: Nuk do të ketë rritje<br />taksash për biznesin në 2017-ën
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj siguroi biznesin se në paketën fiskale të vitit 2017 nuk ka rritje taksash , madje shtoi ai në të ardhmen e afërt pritet të rishikohen me ulje.
"Ajo që ne duam të bëjmë" tha ai, "është një revulucion të procedurave fiskale pasi një pjesë e tyre janë të vitit 1998, ndërsa biznesi ka evoluar, lind nevoja për përmirësime.
Ndër to, ai renditi afatin prej 30 ditësh për rimbursimin dhe kontrollin surprizë
".

Ahmetaj tha se nuk ka më kontrolle surprizë për biznesin, por biznesi do të lajmërohet 45 ditë përpara, përmes një akti njoftimi në të cilin përshkruhen detajet kontrollit, si për çfare taksash kontrollohet biznesi, sa ditë zgjat kontrolli, etj.

"Po ashtu" tha ai, "akti i kontrollit nuk do të firmoset më nga 2 inspektorë, por do të ketë një vendim kolegjial prej 4 personash ku përfshihet edhe drejtori rajonal i tatimeve.
Duke folur për apelimin e biznesit
", Ahmetaj informoi se “nëse apeli i jep të drejtë për një çështje të caktuar sipërmarrjes administrata tatimore nuk ka të drejtë të shkojë më në gjykatë, por ndërpret automatikisht rekursin dhe zbaton vendimin e apelit. Po ashtu ministri informoi se janë përgjysmuar edhe penalitetet për shkelje nga biznesi. Sipas tij, biznesi ka afat deri në datën 20 qershor për të paraqitur propozimet e tij për paketën e re fiskale.

Duke folur për investimet e huaja, Ahmetaj theksoi se ato janë dy herë më të larta se Maqedonia dhe llogaritur në përqindje të PBB-së, renditemi pas Malit të Zi. Tjetër risi, tha ai, është ‘Aplikacioni dixhital’, ku biznesi shpreh ankesat e tij.

Ministri Ahmetaj prezanton në KEK paketën e re fiskale
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës